Plani i radhës, Donald
Trump ''do të blejë'' Italinë

Plani i radhës, Donald<br />Trump ''do të blejë'' Italinë
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mund të blejë Italinë.

Manjati dihet që ka pasuri të patundshme në të gjithë botën(Stamboll, Panama, Seul, Manila, Mumbai, Uruguaj).

Mirëpo tani, Trump mesa duket ka interes për të blerë Italinë, shkruan ItaliaOggi.

Një nga disa arsyet që Trump dëshiron të blejë “Bel Paese” kështu quhet Italia me përkëdheli për shkak të pasurive të saja natyrore dhe kulinare, është sepse Melania e pëlqen këtë vend qysh prej kohës që ka qenë modele në vitet ’80 dhe ishte frekuentuese e rregullt e diskotekës Hollywood.

Por një arsye tjetër e fortë është miqësia e Trump me Falvio Briatore-n dhe Silvio Berlusconi-n që edhe mund ta udhëzojnë.

Mbi të gjitha, kolosët e SHBA-së në këtë periudhë po bëjnë blerje të pronave historike në zemër të Milanos.

Dhe këto kohë po kërkohet një blerës për “Torre Velasca” dhe Trump duket se do ta bëjë të tijën.

Ose, dhe nuk është thjesht një hipotezë, presidenti amerikan mundet që me ndihmën e ndonjë arkitekti të njohur të ndërtojë një Trump Tower në Milano, që do të ishte e para në Europë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë