Plani i Veprimit të FRESSH, Rama: Opozita në gjumë, detyra e çdo të riu është beteja
Prezantimi i “Planit të Veprimit të FRESSH 2018 – 2019” bëri bashkë qindra të rinj të FRESSH nga gjithë Shqipëria, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Ministren e Arsimit
Edi Rama ne takimin e FRESSH
Prezantimi i “Planit të Veprimit të FRESSH 2018 – 2019” bëri bashkë qindra të rinj të FRESSH nga gjithë Shqipëria, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla.
Duke përmendur përgjegjësinë për të fuqizuar të rinjtë shqiptarë, Kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, përgëzoi punën e mirë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas tij, ky hap i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë përbën një sfidë të madhe për të rinjtë dhe prej të rinjve, si brez që duhet të kultivojë njëkohësisht edhe vlerat, edhe përgjegjësitë e familjes së madhe europiane.
Kryeministri Edi Rama po ashtu e përshëndeti këtë nismë të FRESSH, duke e quajtur një plan ambicioz dhe të arritshëm vetëm duke qenë maksimalisht aktivë, të bashkuar dhe të zgjuar. Sipas tij, pavarësisht përgjumjes së gjatë të opozitës, detyra e çdo të riu është beteja për të përmirësuar komunitetin e tij.
Por çfarë është “Plani i Veprimit të FRESSH”?
Së pari, një kujtesë e eksperiencës dhe vullnetit gjithëpërfshirës që të rinjtë e FRESSH kanë fituar ndër vite me mijëra aktivitete në mbarë Shqipërinë.
Së dyti, një organizim i kësaj eksperience në një dokument i cili përshkruan në detaj synimet praktike të Forumit, aktivitetet që do të ndodhin në 365 ditët në vijim në çdo cep të Shqipërisë, si dhe përgjegjshmërinë për të bërë mirë mes të rinjve shqiptarë.
Organizimi i Bordeve për çdo ministri, Klubeve, UniFRESSH, FRESSH Gjimnaze apo krijimi i mundësive që të rinjtë të rizbulojnë mundësitë që ofron fshati, janë vetëm disa mënyra sesi do të orientohet “Plani i Veprimit”.
Së treti, një zotim për të bërë mirë për të ardhmen e të rinjve, jo thjesht në funksion të fushatave elektorale, por në shërbim të komunitetit të gjerë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11276
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17 vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Balla takim me shqiptarët në Bergamo: Një person që ka hesape të hapura me drejtësinë në Shqipëri, s'mund të jetë ofertë politike
17 Shkurt, 10:23
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Kos batuta me Ramën: Mezi pres të vij në Tiranë, i futem detit me not për të pasur marrëdhënie të mira me BE! Kryeministri: Ta bëjmë Brukselin të notojë (VIDEO)
16 Shkurt, 13:27
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43
-
Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave
16 Shkurt, 08:35