Plani kombëtar i frekuencave dhe
shpronësimet/ Vendimet e qeverisë

Plani kombëtar i frekuencave dhe<br />shpronësimet/ Vendimet e qeverisë
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime të rëndësishme.
 
Përpos planit kombëtar kundër kanabisit, qeveria ka miratuar edhe disa projektvendime për shpronësime, marrëveshje ndërkombëtare, lirimin e Prefektit të Fierit, etj.
 
Qeveria miratoi planin kombëtar të Frekuencave, shpronësime në Vlorë, por edhe në Tiranë të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë-Elbasan (rrëshqitja në fshatin Ibë)”.
 
Gjithashtu u vendos për trajtimin me pagesë të qirasë për disa familje që preken nga zbatimi i projektit ‘’Unaza e Madhe e Tiranës”, segmenti ‘’Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës’’.


Vendimet e plota të qeverisë sot

PROJEKTLIGJE:

1. Për ratifikimin e ndryshimit nr.1 të marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe Unicredit Bank Austria AG, lidhur me financimin e projektit “Shëndetësia elektronike në Shqipëri-Regjistri Mbarëkombëtar i Shëndetësisë Elektronike”, ratifikuar me ligjin nr.69/2014.

MINISTRI I FINANCAVE


2. Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan e politikës së zhvillimit të sektorit financiar.

MINISTRI I FINANCAVE


3. Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr.10316, datë 16.9.2010, “Për disa shtesa në ligjin nr.7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e huaja””.

MINISTRI I ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES




PROJEKTVENDIME:

4. Për dhënien me qira, me tarifë të reduktuar, të sallës së koncerteve të Pallatit të Kongreseve, Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

KRYEMINISTRI


5. Për një ndryshim në vendimin nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”, të ndryshuar.

MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME


6. Për transferimin në pronësi të Bashkisë Pogradec, në njësinë administrative Çërravë, të pasurisë me nr.77, në zonën kadastrale 2420, me sipërfaqe 5 900 m2, dhe për një ndryshim në vendimin nr.417, datë 8.6.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Çërravë, të qarkut të Korçës”.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME


7. Për lirimin nga detyra të prefektit të Qarkut të Fierit.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME


8. Për miratimin e Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017-2020.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME
MINISTRI I DREJTËSISË 
MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË
MINISTRI I BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE


9. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II Shqipëri - Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2016.

MINISTRI I INTEGRIMIT EVROPIAN


10. Për lirimin, mandatimin dhe rimandatimin e disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit.
MINISTRI I FINANCAVE


11. Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.7, datë 11.1.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për punonjësit me kontratë të përkohshme për vitin 2017 në njësitë e qeverisjes qendrore”.

MINISTRI I FINANCAVE


12. Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2011, për projektin “Programi i infrastrukturës komunale III”.

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS 
MINISTRI I FINANCAVE


13. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2012, për projektin “Programi i infrastrukturës komunale IV”.

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS 
MINISTRI I FINANCAVE


14. Për miratimin, në parim, të ndryshimit të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administratore e fondeve grant të siguruara nga qeveri të ndryshme nën Fondin e Përbashkët Evropian të Ballkanit Perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës - Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri, të ratifikuar me ligjin nr.63/2015.

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS 
MINISTRI I FINANCAVE


15. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit (II), ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, “përfituesi”, dhe KfW, Frankfurt am Main “KfW”, për masat shoqëruese, kontributi financiar II, për programin III/IV “Infrastruktura bashkiake, furnizimi me ujë dhe kanalizimet për qytetet e Beratit, Kuçovës, Delvinës, Gjirokastrës, Kamzës, Librazhdit dhe Lushnjës”. 

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS 
MINISTRI I FINANCAVE


16. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, “Huamarrësi”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”, për programin III/IV të infrastrukturës bashkiake, furnizimi me ujë dhe kanalizimet për qytetet e Beratit, Kuçovës, Delvinës, Gjirokastrës, Kamzës, Librazhdit dhe Lushnjës.

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS 
MINISTRI I FINANCAVE



17. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit (SECO II), ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, “Përfituesi”, dhe KfW Frankfurt am Main “KfW”, për programin III/IV të infrastrukturës bashkiake, furnizimi me ujë dhe kanalizimet për qytetet e Beratit, Kuçovës, Delvinës, Gjirokastrës, Kamzës, Librazhdit dhe Lushnjës.

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS 
MINISTRI I FINANCAVE


18. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Shërbimet e furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve të orientuara drejt konsumatorit dhe performancës”.

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS


19. Për një ndryshim në vendimin nr.681, datë 28.9.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë-Elbasan (rrëshqitja në fshatin Ibë)”.

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS 


20. Për disa ndryshime në vendimin nr.500, datë 6.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil”, të ndryshuar.

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS 


21. Për një shtesë në vendimin nr.230, datë 13.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagesë të qirasë për disa familje që preken nga zbatimi i projektit ‘’Unaza e Madhe e Tiranës”, segmenti ‘’Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës’’, të ndryshuar.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

22. Për disa ndryshime në vendimin nr.661, datë 8.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor, “Skelë - Uji i Ftohtë, Bashkia Vlorë””, të ndryshuar.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN


23. Miratimin, në parim, të marrëveshjes për bashkëpunimin teknik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë.
MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN


24. Për kalimin në pronësi, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes te Bashkia Tiranë, të pasurisë me nr.2/377, vol.37, fq.133, zk.8380, me emërtim “Godinë njëkatëshe” e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

MINISTRI I ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES


25. Për transferimin e pronësisë së 45.11% të kuotave të shoqërisë “Qendra Tregtare e Zhvillimit Kulturor”, sh.p.k., Tiranë, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes te Bashkia e Tiranës.

MINISTRI I ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES


26. Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Rozafa”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë “Objekte dhe truall, të Agjencisë së Rezervave Materiale të Shtetit, Labinot, Elbasan (pjesa e mbetur)”, të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

MINISTRI I ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES


27. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Evropiane për Ekstradimin, të vitit 1957.

MINISTRI I DREJTËSISË


28. Për statusin dhe trajtimin e veçantë të personelit akademik.

MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT



29. Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT

30. Për miratimin, në parim, të ndryshimit nr.1 të marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i sistemit arsimor në Shqipëri nëpërmjet e-edukimit”, të ratifikuar me ligjin nr.79/2014. 

MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT 
MINISTRI I FINANCAVE


31. Për lëvizjen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të 18 veprave të artit në pikturë dhe vizatim, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, me qëllim realizimin e ekspozitave “Documenta 14”, që do të zhvillohen në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Bashkëkohor, Athinë, Greqi dhe në Muzeun e Arteve të Bukura, Neue Galerie, Kassel, Gjermani.

MINISTRI I KULTURËS


32. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për projektin “Aftësi për punë, faza e parë , 1 tetor 2015 - 28 shkurt 2019”.

MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË


33. Për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Pirro Rakipi.

MINISTRI I SHËNDETËSISË


34. Për heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor publik dhe pakësimin në volum të sipërfaqes prej 21.56 ha, në objektin “Hotolisht”, Bashkia Librazhd, që do të përdoret nga shoqëria “Rosi Construction”, sh.p.k. për shfrytëzimin e mineralit të gurit dekorativ.

MINISTRI I MJEDISIT 
MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË


35. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Ruajtja e agrobiodiversitetit në Shqipërinë rurale”.

MINISTRI I MJEDISIT


36. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Menaxhimi i integruar i mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit”.

MINISTRI I MJEDISIT


37. Për miratimin e Planit Kombëtar të Frekuencave.

MINISTRI I SHTETIT PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE


38. Për disa ndryshime në vendimin nr.748, datë 11.6.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit e personelit akademik në institucionet publike të arsimit të lartë”, të ndryshuar. 

MINISTRI I SHTETIT PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE MINISTRI I FINANCAVE



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës