Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës Reshat Millaku ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri duke takuar disa nga drejtuesit e organit të akuzës në lidhje me disa çështje të nxehta.
 
Terrorizmi mësohet se ka qenë kryefjala e takimit të zhvilluar mes tij dhe disa prokurorëve të Krimeve të Rënda në Shqipëri.
 
Specifikisht zyrtarët e dy shteteve kanë diskutuar për arrestimin e 16 personave në Kosovë dhe katër në Shqipëri në lidhje me sulmin që po përgatitej kundër ekipit të Izraelit në ndeshjen përballë Shqipërisë, që ishte planifikuar në Shkodër.
 
Gjithashtu një tjetër dosje në gjykim nga dy palët është edhe ajo e trafikut të drogës, pasi gjatë muajit korrik u arrestuan 30 persona të rrjetit te heroinës Turqi-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri-BE.


dy.b/shqiptarja.com