Plani, PD-LSI do rrethojnë
të hënën Parlamentin

Plani, PD-LSI do rrethojnë<br />të hënën Parlamentin<br /><br>
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të nisin ditën e hënë rezistencën, në një tjetër formë, për të ndaluar zgjedhjen e kryeprokurorit të ri nga Partia Socialiste. PD dhe LSI do të thërrasin ditën e hënë mbështetësit e tyre, për të rrethuar Parlamentin, në të njëjtën kohë kur mazhoranca ka planifikuar zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Sipas burimeve plani konsiston në gërshetimin e rezistencës brenda dhe jashtë parlamentit. Një pjesë e deputetëve të opozitës do të protestojnë në Parlament, ndërsa një pjesë tjetër do të menaxhojnë protestën jashtë.

 

Lëvizjet
Ditën e shtunë, në të dy partitë kryesore në opozitë ka pasur lëvizje dhe konsulta, për mënyrën e reagimit. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi një mbledhje pasditen e djeshme me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike. Po dje pasdite është mbledhur edhe grupi parlamentar demokrat. Ndërkaq, LSI ka vendosur që të mbledhë sot Komitetin Drejtues Kombëtar. Në dy mbledhjet e zhvilluara në selinë blu mësohet se është diskutuar për organizimin e protestave që nga dita e hënë.

Sipas burimeve, kreu i PD u ka kërkuar krerëve të degëve mobilizimin e bazës për nisjen e protestave masive, si formë presioni ndaj PS, për ta detyruar që të tërhiqet nga zëvendësimi i Adriatik Llallës. Ndërsa, në mbledhjen e grupit të PD, Basha ka deklaruar se ditën e hënë nuk do të tolerohet asnjë mungesë nga deputetët. Pas mbledhjes, Basha ftoi qytetarët për të protestuar para Parlamentit ditën e hënë.

“Të hënën bashkohuni me protestën tonë përpara parlamentit, s’do lejojmë që opozita të kthehet në fasadën e krimit. Ftoj çdo qytetar të mos qëndrojë spektator por të na bashkohet. Ajo që po ndodh në Shqipëri është mënyra si shkatërrohet një vend, duke toleruar të keqen çdo ditë nga pak. U toleruan kriminelët, u tolerua droga, u toleruan kriminelët me pushtet Tahiri e Dako. Është detyrë e qytetarëve t'i dalin përballë krimit në politikë, të ndalin politikanët e papërgjegjshëm që janë gati të sakrifikojnë qytetarët, familjet tuaja, për pushtet", tha Basha.

Paralajmërimi i Bashës
Gjatë fjalës së tij pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Lulzim Basha paralajmëroi se zgjedhja e njëanshme e kryeprokurorit do të çojë vendin drejt destabilizimit. “Zgjedhja e kryeprokurorit politik ka një mision: Të zhdukë të gjitha faktet që lidhin Edi Rama me drogën dhe krimin dhe të shpëtojë të gjithë kriminelët dhe qeveritarët e korruptuar që ekspozojnë Edi Ramën. Kapja e prokurorit është një akt që do të shkatërrojë drejtësinë në vend, do të shkatërrojë procesin politik demokratik dhe do të destabilizojë vendin. Shqipëria po sakrifikohet për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, dhe për të kënaqur etjen për pushtet dhe karrierë të patericave që e mbajnë Edi Ramën ende në këmbë”, tha Basha.  

Redaksia Online
d.c-l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë