Plani për integrimin në BE
PS e PD “ok” rekomandimeve

Plani për integrimin në BE<br />PS e PD “ok” rekomandimeve
TIRANË – Komisioni i integrimit miratoi me konsensusin e të dy palëve planin e veprimit për plotësimin e 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian.
Si ndër të paktat raste punimet e komisionit janë ndjekur nga afër nga ambasadori i KE në vendin tonë, Ettore Sequi.
“Vlerësoj diskutimet e bëra, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në këtë proces”, deklaroi Sequi për gazetarët pas takimit.

BREGU: NË JANAR AXHENDA E RE
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu gjatë mbledhjes së sotme të komisionit të integrimit për 12 rekomandimet, tha se në janar të vitit 2012 qeveria shqiptare do ketë gati axhendën e re të veprimit për përmbushjen e kritereve të lëna si detyrë nga KE.
”Grupi i punës do monitorojë zbatimin e 12 rekomandimeve bazë, ndërkohë që do të ketë edhe ndarje të masave që do të zbatohen nga institucionet qeveritare. 6 rekomandime nga 12 të vendosura janë përgjegjësi direkt e ministrisë që unë drejtoj",tha Bregu.

PS KUNDËR: TË MOS NDAHEN REKOMANDIMET
”Rekomandimet nuk duhen ndarë, por duhet gjetur një formulë bashkëpunuese për arritjen e objektivit, marrjen e statusit kandidat”, deklaruan socialistët sot në komisionin e integrimit.


REKOMANDIMET, ÇFARË KËRKON BE
12 prioritetet që Shqipëria duhet të ndjekë për anëtarësimin në familjen europiane janë të përcaktuara nga progres-raporti i Komisionit Evropian. Sipas ministrisë së integrimit, vetëm 5 nga 12 prioritet kanë të bëjnë me ligjet dhe reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend. 6 prej tyre kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me zbatueshmërinë e vendimeve nga institucionet qeveritare. Tre ditë më parë u firmos në Tiranë marrëveshja e përbashkët e delegacionit shqiptar dhe atij europian për bashkëpunimin dhe për përmbushjen e 12 prioriteteve të BE, gjë e cila u arrit për herë të parë që prej vitit 2009.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, nuk dihen rrethanat

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, nuk dihen rrethanat