Plani rregullues, Basha nis
diskutimet me grupet e interesit

Plani rregullues, Basha nis <br />diskutimet me grupet e interesit
TIRANË - Bashkia e Tiranës ka nisur konsultimet me grupet e interesit, për Planin e Përgjithshëm Rregullues të Tiranës. Konsultimet e para që nisën sot kanë si qëllim mbledhjen e komenteve dhe sugjerimeve, për të çuar më pas në një produkt final, në të cilin do të ketë një strukturim të rrjetit rrugor hierarkik, sistem-menaxhimi të trafikut, ku përfshihet sistemi i menaxhimit të parkimeve dhe menaxhimi i nevojave të trafikut, përmirësimi i linjave të transportit urban, bërja me efektive e linjave urbane të dedikuara si dhe sistemi i terminaleve për autobusët ndërqytetas, ndërtimi i linjave të Trameve etj.
“Një vend të veçantë në këtë subjekt që do të paraqitet sot ka mjedisi, objektivat mjedisorë dhe puna parapërgatitore, për vlerësimin strategjik mjedisor, si çertifikata e garancisë që Plani përfundimtar Urbanistik do të jetë një “produkt i gjelbër”, miqësor ndaj ambientit dhe që kthen përfundimisht faqen e deritanishme të zhvillimit urban të Tiranës, jo në kundërshtim me objektivat ambientalë, por në përputhje të plotë dhe në mbështetje të objektivave të një qyteti të pastër, të gjelbër, me ajër më të pastër”, tha kryebashkiaku Basha në fjalën e tij.

Plani Urbanistik përfshin pajisjen me një rrjet parqesh, duke përfshirë edhe parqe rajonalë, përtej vijës së verdhë, përmirësimin e korridoreve të gjelbra, nëpërmjet ndërhyrjeve të dedikuara, duke synuar që këto korridore dhe zona e gjelbër e Tiranës, të kthehet në një realitet të pandërprerë brenda dhe jashtë qytetit, të mirëprojektuar nga qendra e qytetit deri në Farkë apo Paskuqan. Do të synohet një përmirësim i raportit midis hapësirës së ndërtuar, me atë të gjelbër. Plani i ri do të përcaktojë aplikimin strikt të kritereve të efiçencës së energjisë në ndërtesa dhe në ndërtim në tërësi, duke përfshirë ndriçimin publik, shkolla, kopshte, çerdhe, pra një Tiranë e cila të jetë “në paqe” dhe të përfitojë nga klima dhe nga ambienti.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024