TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka bërë të ditur sot, se Plani Urbanistik i Tiranës do të miratohet vetëm atëherë kur të marrë aprovimin e banorëve të kryeqytetit. Në konferencën hapëse të ”Javëve të Arkitekturës” në Tiranë, Basha tha se pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e Planit Urbanistik është po aq i rëndësishëm sa rezultati përfundimtar i tij.
“Plani Urbanistik, në përfundim do të jetë tabloja, piktura, vepra e artit, e përbërë nga mijëra detaje, si një mozaik i vërtetë, në të cilin do të gjejnë veten e tyre qytetarët e sotëm të Tiranës dhe brezat që do të vijnë.
Kështu ka nisur procesi dhe kështu do të përfundojë. Bashkia, këtu ka rolin e vet por asnjë pjesë e rolit nuk është më i rëndësishëm se sa të garantojmë se procesi do të përfundojë me transparencë dhe pjesëmarrje të plotë të të gjithë atyre që i thonë Tiranës “shtëpia ime”– është shprehur Basha.
Konsultimet për Planin Urbanistik të Tiranës që nisin sot e do të shtrihen në të gjithë njësitë bashkiake të Tiranës.
(er.çi/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com