Plani urbanistik, debatet dhe
akuzat për miratimin e tij
Plani i ri urbanistik i kryeqytetit u miratua në fund të vitit të kaluar mes akuzave dhe debateve që zgjatën 10 orë mes anëtarëve të këshillit bashkiak. PD dhe LSI bashkuan votat, PS ishte kundër.
TIRANE - Plani i ri urbanistik i Kryeqytetit, ku pjesë e tij është dhe zgjatimi i bulevardit kryesor deri në Paskuqan, është miratuar që në datën 24 dhjetor të vitit të kaluar mes debateve të gjata në mbeldhjen e Këshillit Bashkiak prej 10 orësh. Ky plan ka marrë shumicën e votave në Këshill, PD-së dhe LSI-së, ku opozita e ka kundërshtuar me argumentet se ky plan ishte klientelist. Plani ka marrë 28 vota pro, 11 kundër dhe 1 abstenim.
Ky plan u bë dhe shkak për debatet e shumta në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkian për vitin 2012. Këshilltarët e majtë në këtë këshill, i kërkuan kryebashkiakut Basha që të mos miratonte asnjë plan tjetër urbanistik, pasi plani ka qenë që në kohën kur Edi Rama ka qenë kreu i bashkisë më të madhe në vend. “Plani ekziston dhe prej dy vitesh është në faqe zyrtare të Bashkisë, për të cilin janë dhënë dy milionë euro. Vota jonë për planin do të jetë kundër”, ka qenë qëndrimi i kreut të këshilltarëve të majtë në këtë këshill.
QËNDRIMI I BASHËSGjatë diskutimeve në mbledhje Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha mbrojti projektin për Planin Urbanistik, duke e konsideruar atë një plan real që do të jetë Kushtetuta e qytetit. Basha bëri të ditur se plani urbanistik për Tiranën parashikon 3 m katror hapësirë të gjelbër për person, nuk do të prekë asnjë cm të digës së liqenit artificial, as hapësirën e Klubit Dinamo. Ai rrëzoi pretendimet e anëtarëve të majtë në këshill me faktin se plani i vjetër ka qenë thjesht një shpenzim parash dhe asnjë gjë konkrete.
Ndërkaq ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lanë, pasi në Paskuqan do të ndërtohet impianti i pastrimit të ujërave të zeza. Ndërkaq Basha cilësoi si shkatërruese mbikalimet për qytetarët në Tiranë dhe tha se plani ka propozim të ri rreth kësaj pike. Por kjo mbledhje në Këshillin bashkiak përvec debateve ka patur edhe pika bashkimi mes qëndrimet të mazhorancës dhe opozitës. Këto janë vlerësuar si vendime historike të mbledhjeve të Këshillit, ku palët ranë dakort që kategoritë e bizneve luleshitës dhe librashitës të kenë ulje të taksave me 30%.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3536
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festa e Flamurit/ Meta: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj
28 Nëntor, 08:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim
28 Nëntor, 08:47
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit
28 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit
28 Nëntor, 08:36
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
28 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Izraeli bashkëpunim me SHBA për të parandaluar Iranin nga destabilizimi i rajonit
28 Nëntor, 08:07
-
Lufta/ Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
28 Nëntor, 08:03
-
28 Nëntor/ Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
28 Nëntor, 07:53
-
Gëzuar 28 Nëntorin! Krerët e shtetit në Vlorë për ngritjen e Flamurit, Tirana pret paradën e shqiptarëve
28 Nëntor, 07:51
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë
28 Nëntor, 07:23
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10