Plani urbanistik i Tiranës, PD:
Klientelist, ka shkelur të gjitha ligjet

Plani urbanistik i Tiranës, PD:<br />Klientelist, ka shkelur të gjitha ligjet
Demokratët i qëndrojnë pretendimit të tyre se plani urbanistik i Tiranës është klientelist. Anëtari i Këshillit Bashkiak, arkitekti Besnik Aliaj tha se Bashkia e Tiranës që prej vitit 2015 po vepron në shtrat antiligjshmërie për të gjitha projekte që ka miratuar, e madje janë sjellë në Këshillin Bashkiak në mungesë të plotë transparence.

‘’I gjithë aktiviteti urbanistik, ndërtimor, infrastrukturor që është zhvilluar për mendimin tim është në një shtrat tërësisht të paligjshëm ligjor. Ju e dini që pas kësaj ka ndodhur ngjarja e parkut, ngjarja e stadiumit, ndërhyrjet në aksin e Rrugës së Durrësit, unaza e qendrës dhe sheshi Skenderbej”,-tha Aliaj.

Kreu i departamentit të mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi rendit një sërë pasojash që sipas tij do t’i vijnë kryeqytetit me implementimin e planit të ri urbanistik.

“E gjithë toka natyrore mbulohet me beton, sipërfaqe të papërshkureshme, 5,5 fishohet vektori horizontal që do të thotë 5-fishohen përmbytjet në Tiranë. Në mes sheshit Skenderbej ne po vemë një tepsi betoni që ka potencialin të 5-fishojë përmbytjet”,-u shpreh Malltezi.
 
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe të shoqatave të ndryshme të pranishme në këtë tryezë të organizuar nga Partia Demokatike ngritën shqetësimin për miratimin e këtij plani i cili sipas tyre është i pakonsultuar me grupet e interesit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës