Planifikimi/ Përcaktohen zonat e
ndërtimit, shtohen hapësirat publike

Planifikimi/ Përcaktohen zonat e<br />ndërtimit, shtohen hapësirat publike
Ndryshimi në disa ligje për zhvillimin dhe planifikimin e territorit do të bëjë të mundur përcaktimin e qartë për zonat e ndërtimit dhe të gjitha proçedurat që duhet të ndiqen për marrjen e lejeve të ndërtimit.

Ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se me miratimin e ndryshimeve në projektligjin për zhvillimin dhe planifikimin e territorit do të përcaktohen rregulla të qarta për menaxhimin dhe funksionimin e territorit në të gjithë vendin

Do të bëhet i mundur një përcaktim i qartë për zonat e ndërtimit. Agjensia Kombëtare e Zhvillimit të territorit do të ketë të njëjtat kompetenca por duke u lehtësuar nga proçesdura burogratike nga proçedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit. Por kjo proçedurë doi të varet nga një strukturë . Do të përcaktohen rregulla të qarta për menazhimin dhe funksionimin e territorit,- tha Gjermeni.

Më tej, Gjermeni tha se është ndërtuar një platform udhëzuese për 61 bashkitë e vendit për menaxhimin dhe përdorimin sa më të mirë të hapësirave në mënyrë që të rriten sa më shumë hapësirat publike.

Kemi ndërtuar një platëformë udhëzuese për 61 bashkitë për udhëzimin për ndërtimet dhe përdorimin e hapësirave territorial dhe hapësirave publikedhe përcaktimin e qartë të zonave të ndërtimit. Ne synojmë të përmirësojmë indikatorin 'Doing business'”, - tha Gjermeni.

Duke folur për mënyrën se si do të proçedohet për dhëniene lejeve të ndërtimit, Gjermeni tha se gjithçka do të bëhet online, në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata.

"Aplikimi për leje ndërrtimi do të bëhet nëpërmjet sistemit online dhe përgjigja do të kthehet po online. Kjo shmang rradhën. Aplikuesit do të mund të shohin proçedurën në kohë reale", - tha më tej ajo.

Gjermeni tha gjithashtu se hapësirat publike do të menazhohen në favor të komunitetit dhe do të shmanget zaptimi i tyre , një fenomen i cili ka qenë shumë present ndër vite. Për shtimin e hapësira ajo tha se do të bashkëpunojë edhe me pronarët, ku nëpërmjet marveshjeve me ta do të shtohen këto hapësira në të gjithë shqipërinë.

Ndryshimet krijojnë kushte t e nevojshme për të përcaktuar rregulla të qarta për menaxhimin e hapësiarve publike. Ndër vite hapsirat publike janë lënë pas dore dhe jo rrallë herë janë zaptuar në mënyrë të paligjshme. Këto hapësira do të menaxhohen në interest ë komunitetit, duke krijuar lulishte ose hapësira publike. I hapet rruga përcaktimi të rregullave të qarta për menaxhimin e hapësirave publike. Do të krijohen hapësira të reja publike përmes menaxhimit të qartë dhe marveshjesh me pronarët.
Të gjitha ndërtimet për banesa dhe hapësira publike duhet të plotësojnë kërkesat dhe standartet për personat me aftësi të kufizuar. Në rast mosbatimi do të zbatohen saksione ndaj të gjithë ndërtuesve. Kjo është një kusht për marjen e lejes së ndërtimit. Këto ndryshime do të lehtësojnë proçedutat pëe marjen e lejeve të ndërtimit.
Fuqizimin e proceseve planifikuese të territorit dhe ndarjen e fuksioneve të planifikimit me ato të zhvillimit të territirit
”, - tha Gjermeni
 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)