Planifikonte sulm terrorist në kampin e muxhahedinëve, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg për iranianin e arrestuar

Planifikonte sulm terrorist në kampin e muxhahedinëve, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg për iranianin e arrestuar

Bijan Pooladrag

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin për Bijan Pooladrag, i arrestuar për terrorizëm dhe i dënuar me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar për iranianin dënimi përfundimtar të jetë 10 vite burg. Mbi të rëndojnë akuzat për organizatë terroriste, sulme daj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.

Ndonëse Saka i ka mohuar akuzat e SPAK, ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfarë kohe. Atë periudhë Pooladrag dyshohet se vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri e po ashtu pretendohet se po planifikonte një sulm terrorist.

Kujtojmë që së fundmi, me kërkesë të SPAK janë ushtruar kontrolle të ndryshme në banesa dhe shoqata të disa shtetasve nga Irani, me dyshimet se ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të spiunazhit, kundër opozitës iraniane në mërgim që strehohet në Manëz. Bijan Pooladrag-ut iu zbuluan biseda dhe mesazhe në drejtim të personave që jetojnë në Iran dhe që dyshohet se janë pjesë e Gardës Revolucionare në këtë shtet.

Si vepronte iraniani: 

Ai ka qëndruar për 5 vite ne kampin e Ashraf e më pas ka nisur aktivitetin e e jashtëligjshëm. Ai dyshohet se përdorte aplikacion për t'u lidhur me numrat e telefonave celularë të personave të tjerë. 45-vjeçari u merrte kodin e konfirmimit të aplikacionit e më pas e transferonte në kompjuterin apo celularin e tij. Gjatë kontrollit të banesës së tij, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.  Iriani u arrestua në tetor 2020

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë