Policia austriake ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist në një koncert të këngëtares Taylor Swift në Vjenë.
Sipas mediave të huaja, i dyshuari kryesor është një 19- vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por që ka jetuar me familjen e tij në Ternitz të Austrisë.
19-vjeçari i arrestuar për planifikimin e dyshuar të sulmit islamik në rajonin e Vjenës, ishte zotuar për besnikërinë e tij ndaj grupit të Shtetit Islamik (IS) "javët e fundit", u arrestua nga policia rreth një orë larg Vjenës ditën e sotme. Po ashtu, edhe personi i dytë që besohet se ka qenë në kontakt me 19- vjeçarin është arrestuar në Vjenë.
Në një konferencë shtypi shefi i lartë i sigurimit të Austrisë, Franz Ruf, tha se masat policore do të shtohen në rajonin e Vjenës në ditët në vijim, veçanërisht në hyrjet e koncerteve të Taylor Swift, e cila do të performojë edhe në datat 8, 9 dhe 10 gusht në Vjenë në kuadër të turneut të saj Eras.
Ruf tha se do të kishte një fokus të veçantë ndër të tjera në kontrollet e hyrjes dhe pjesëmarrësit e koncerteve duhet të planifikojnë pak më shumë kohë.
Në nëntor 2020, një simpatizant i dënuar i grupit të Shtetit Islamik bëri një sulm terrorist në qendër të Vjenës, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 23 të tjerë përpara se policia ta qëllonte për vdekje.









Komente
Komento