DURRËS - Viktima e sotme në Durrës, Plarent Cani, në 2006 rezulton të jetë dënuar në Itali, për trafik droge, si anëtar i një organizate të trafikut të lëndëve narkotike nga Durrësi në Bari.
Mediat italiane shkruajnë se, Plarent Cani atëherë u dënua si pjesë e një grupi të madh trafikantësh të cilët kishin transportuar me anë të trajleve, më shumë se 100 kilogramë lëndë narkotike, të llojit heroine në 2001
Në dosjen e prokurorisë italiane rezulton që Plarent Cani të jetë dënuar me 14 vite burg në Itali nga gjykata në Tirreno. Nëntë anëtarët e tjerë të bandës morën dënime nga 7 vite burg deri në 23.
Media italiane me 23 vite burg është dënuar kreu i këtij grupi kriminal, Artur Vaqo nga Vlora.
Të arrestuarit Kujtim Pajo dhe Alfred Katro, ishin dënuar me 16 vjet burg. 14 vjet burg ishin dhënë për Alfred Dajën. Për Faizal Qehajaj gjykata dha dënimin prej 13 vitesh. 12 vite burg janë dhënë për Ilir Sukajn dhe 8 vite për Albana Katron. Ndërkaq për Rubin Mustafën dhe Ilir Brahën gjykata kishte dhënë dënimin me 7 vite burg.
Artur Vaqo, Alfred Daja dhe Kujtim Pajo ishin akuzuar në 2006 nga antidroga e Barit, për krijim dhe drejtim të një organizate kriminale me qëllim trafikun e ku kanë marrë pjesë më shumë se 10 persona.
Nuk dihet nëse Plarent Cani ka kryer këtë masë dënimi. Nga një kërkim online rezulton se Plarent Cani ishte arrestuar në 2001 për akuzën e trafikut të 100 kg heroinë nga Durrësi në Bari.
DËNIMET E ANËTARËVE TË ORGANIZATËSPlarent Cani – I dënuar me 14 vite burg
Artur Vaqo – I dënuar me 23 vite burg
Kujtim Pajo – I dënuar me 16 vite burg
Alfred Katro – I dënuar me 16 vite burg
Alfred Daja – I dënuar me 14 vite burg
Faizal Qehajaj – I dënuar me 13 vite burg
Ilir Sukaj – I dënuar me 12 vite burg
Albana Katro – E dënuar me 8 vite burg
Rubin Mustafa – I dënuar me 7 vite burg
Ilir Braha – I dënuar me 7 vite burg
(Ne foto: Vendi ku u vra sot, (2 shtator), Plarent Cani) Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj
24 Nëntor, 11:21
-
Vrasja e rabinit Zvi Kogan, Presidenti izraelit Herzog: Sulm frikacak antisemitik
24 Nëntor, 11:20
-
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 10:58
-
Vlorë/ Përdorues të telefonit dhe të dehur në timon, policia 'ndëshkon' shoferët, gjoba deri në 400 mijë lekë! 1 person në pranga
24 Nëntor, 10:57
-
'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'
24 Nëntor, 10:50
-
Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh
24 Nëntor, 10:39
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor, 10:00
-
Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona
24 Nëntor, 09:55
-
Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik
24 Nëntor, 09:30
-
'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë! Djali im në intubim, ka 5 plagë në trup
24 Nëntor, 09:20
-
Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali
24 Nëntor, 09:15
-
Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë
24 Nëntor, 09:10