"Top Arena" është një nga emisionet më të ndjekur sportivë. Këtë rradhë në vendin e Marina Vjollcës erdhi Fjoralba Ponari, një vajzë më e rezervuar përsa i përket ekspozimit të linjave trupore. por mesa duket, këtë gjë u kanë lënë të ftuarave tashme. Kjo pasi përkrah moderatorit Edi Manushi, gjithmonë ndodhen femra të bukura dhe seksi. Mund të jenë ish-misse, modele, apo edhe thjesht vajza të bukura që janë bërë të famshme vetëm për paraqijtjen e jashtme.
Pikërisht me këtë fenomen kanë luajtur dhe disa faqe në rrjetet sociale. Një foto e pulblikuar nga një faqe Instagrami, shihet Mnaushi përkrah 3 bukurosheve. bëhet fjalë për tifozen e famshme të kombëtares, Rike Roçin, ish-banoren e Big-Brotherit, Xhensila Peren dhe Joana Grabolli. Të treja vajzat kanë vetëm diçka të përbashkët, gjoksin tejet të ekspozuar. "Si të bëjmë emision për sportin,"- shkruhet krah fotos.