Plas gallata te Kuvendi i Berishës, delegatja: Nuk do ju hiqem qafe! Mos më ndërprisni, të gjithë po kënaqen me mua! Jam trampiste...

 

Ilaritet ka krijuar fjala e një delegateje të PD nga Gjirokastra. Enkelejda Muçi ka thënë se deri në vdekje do të mbetet PD-iste dhe se është mbesa e Çerçiz Topullit.

"Ndjehem vërtetë e vlerësuar, edhe e lumtur. Dua të ndjehem kështu në të gjithë vitet e mia që më kanë mbetur. Mbetem PD-iste deri në vdekje. Nuk do ju hiqem qafë.  Jam mbesa e Bajo dhe e Çerçiz Topullit. Përshëndes znj. Kokalari sepse tregoi sot se gjirokastritët janë demokratë.

Nëse PD nuk më mbështet që të kandidoj në Gjirokastër, unë do të kandidoj e pavarur (qesh). Do ia marr karrigen kryetarit, ia kam thënë. Unë dua që Gjirokastrën ta shoh ndryshe.

Mos më ndërprisni, se skeni ndërprerë asnjë deri tani. E gjithë plateja po kënaqet me ato çfarë po them. Unë jam trampiste. Unë kam thënë që zgjedhjet në Amerikë ishin të panipuluara", tha ajo. 


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Berishës si miting, miraton Statutin e ri të PD! Delegatët votojnë me ngritje dore, si u numërua vullneti i 4934 personave?! Basha shkarkohet me 4446 vota, vetëm 36 kundër


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë