Deputetët në Parlamentin e Gjeorgjisë janë përfshirë në një përleshje të ashpër me njëri tjetrin. Shkak është bërë pasi deputetet në pushtet ishin të gatshëm të miratonin projektligjin e diskutueshëm për “agjentët e huaj”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Projektligji është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka nxitur protesta në vend.
Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian shfaqën Mamuka Mdinaradzen, kreun e partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, një forcë shtytëse pas projektligjit, duke u grushtuar nga deputeti i opozitës, Aleko Elisashvili teksa fliste nga foltorja.
Incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë midis disa deputetëve. Pamjet shfaqën Elisashvilin duke u përshëndetur me brohoritje nga protestuesit jashtë ndërtesës së Parlamentit.