Plas në FRPD, Salianji: Inekzistente
në fushatë,Këlliçi:Shërbëtor i Ramës

Plas në FRPD, Salianji: Inekzistente<br />në fushatë,Këlliçi:Shërbëtor i Ramës
Përplasjet kanë përfshirë edhe Forumin Rinor të Partisë Demokratike, pas humbjes së thellë në 25 qershor.
 
Jo vetëm PD zien nga sherret e brendshme, por edhe një prej strukturave kryesore të saj, FRPD duket se do ketë probleme.
 
Dy ish-rivalët për kreun e këtij Forumi, Ervin Salianji dhe Belind Këlliçi kanë polemizuar ashpër në distancë.  
 
Fillimisht ka qenë deputeti i ri i PD, Ervin Salianji, i cili mbrëmjen e kaluar në TVSH deklaroi se FRPD ishte inekzistente në fushatën elektorale.
 
Sipas tij, mungesa e aktivizimit të këtij forumi, thelloi humbjen e demokratëve.
 
"Në partitë politike kur merr një pozicion politik të shërben ty dhe merr një pozicion për të bërë opozitë.

Nëse më thoni se ka pasur opozitë nga ana e Forumit Rinor apo ka pasur organizim më të madh nga ky forum gjatë kohës një vit e gjysmë nga momenti i zgjedhjes dhe gjatë fushatës, më thoni dhe unë tërhiqem nga ky konstatim. Forumi ishte inekzistent"
, tha Salianji.
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Belind Këlliçit, kryetar i FRPD, i cili akuzon Salianjin se është në shërbim të Edi Ramës për shkatërrimin e Forumit Rinor.
 
“Konflikti ynë në këtë moment i shërben vetëm Edi Ramës dhe atyre që sot mbrojnë qorrazi këtë situatë ku ndodhet PD dhe nuk duan asnjë zgjidhje e cila forcon PD, pasi si shërbëtorë të pushtetit të radhës dhe për interesat e tyre klienteliste, duan ta shohin PD të shpartalluar kokë e këmbë. Këta shërbetorë të Edi Ramës, kryesohen nga ata të cilët tentojnë ta përçajnë dhe më shumë PD, Neim Çili dhe marionetat e tij”, shkruan në Facebook, kreu i FRPD, Belind Këlliçi.
 
Reagimi i kreut të FRPD, Belind Këlliçi
 
Te dashur miq,
Kisha vendosur te hesht pas situates tejet te veshtire qe po kalon PD, familja jone e madhe politike. Pas nje humbjeje derrmuese dhe nje rezultati te cilin asnje demokrat dhe opozitar nuk e meritonte dhe perfytyronte, mendoj se gjendemi ne momentin ku askush nuk eshte i tepert. Konflikti yne ne kete moment i sherben vetem Edi Rames dhe atyre qe sot mbrojne qorrazi kete situate ku ndodhet PD dhe nuk duan asnje zgjidhje e cila forcon PD, pasi si sherbetore te pushtetit te rradhes dhe per interesat e tyre klienteliste, duan ta shohin PD te shpartalluar koke e kembe. Keta sherbetore te Edi Rames, kryesohen nga ata te cilet tentojne ta percajne dhe me shume PD, Neim Cili dhe marionetat e tij.
 
Megjithate eshte e pamundur te ruash kete qetesi qe i sherben unitetit, pas shpifjeve, trillimeve dhe baltosjes se nje prej deputeteve te zgjedhur te PD, uzinjolos i cili pasi humbi ne cdo kuti votimi ne fshatin e tij te lindjes, guxoi dje te baltose FRPD dhe punen e saj ne 1 vit e gjysem.
 
Perpos baltes qe ben pis vetem ata te cilet tentojne te zhvendosin debatin e rezultatit tjeterkund dhe nuk shohin nga vetja, une dua te falenderoj cdo anetar te FRPD, te cilet nuk reshten nje minute se trokituri dere me dere, ne cdo qytet e lagje te vendit, per te kerkuar cdo vote te qytetareve dhe per te shperndare programin e PD, qe kane sakrifikuar cdo dite, te heshtur ne 'cadren e lirise' edhe pse nje pjese te mire te tyre, nuk ju dha mundesia per te folur dhe thene mendimet e tyre asnjehere, per shkak te atyre qe menaxhonin cadren nga restoranti i hotel Rognerit.
 
Ne jemi organizata rinore politike me e mire ne vend, sepse ne thelb kemi dinjitetin, idealin dhe vlerat morale te patjetersueshme te cilat i misheron me se miri partia jone politike. FRPD eshte krenaria e PD ne organizim dhe menyren e funksionimit te saj. Jo vetem une, por te gjithe kryetaret e degeve te FRPD ne gjithe Shqiperine, jane zgjedhur me parimin 'nje antare nje vote' ne nje gare reale dhe te vertete.
 
FRPD ka zhvilluar me dhjetra protesta, ka qene prezente ne cdo aksion opozitar, ku nuk kane munguar as arrestimet e anetareve te saj dhe denimi i tyre politik nga gjyqtaret dhe sherbetoret e Edi Rames.
 
Aksioni opozitar i FRPD misherohet me se miri dhe nga protesta me domethenese e zhvilluar ndonjehere ne Shqiperi, ajo e 8 dhjetorit. Kjo proteste e zhvilluar ne menyre paralele perpara 4 institucioneve te cilat rrenuan jeten e shqiptareve ne keto 4 vite, ishte e paprecedente per asnje forum rinor dhe ka mare pergezimet e vecanta te cdo qytetari opozitar ne vend dhe cdo analisti qe nuk i sherben Edi Rames.
 
Te hedhesh poshte kontributin dhe punen e mijra te rinjve, do te thote se ke mision vetem shkaterrimin dhe percarjen. Te quash amorale garen e vertete te zhvilluar per kreun e FRPD, e cila duhet te sherbeje dhe si model per vete garen brenda PD, eshte nje kompleks inferioriteti nga i cili mesaduket nuk ka shpetim. Por kete nuk e arrin dot askush sot, sado te financohet nga Neimi, apo te ndjeke strategji te mbeshtetura nga strukturat e Mjaftit, qe fatkeqesisht sot kane ngritur krye dhe ne PD.
Miqte e mi, sot eshte koha te ringreme PD dhe jo ta percajme ate. Perbuzni dhe refuzoni me neveri kedo qe hedh balte qofte edhe mbi anetarin me te thjeshte te PD dhe mos harroni se dinjiteti vlen me shume se gjithcka. Sebashku do ja dalim ta c'rrenjosim kete te keqe qe na ka kapluar te gjitheve. Sot, neser dhe ne te ardhmen, do diskutojme PD dhe fitoren e se djathtes. Neimin, idete dhe uzinjolot e tij, i kemi mundur njehere. Faleminderit".

 
Çfarë tha dje Ervin Salianji
Ndërkohë, deputeti i ri demokrat ishte kritik ndaj rolit të FRPD-së gjatë fushatës elektorale.
 
Sipas tij, kjo strukturë e rëndësishme në PD ishte inekzistente gjatë fushatës elektorale.
 
“Në partitë politike kur merr një pozicion politik të shërben ty dhe merr një pozicion për të bërë opozitë.

Nëse më thoni se ka pasur opozitë nga ana e Forumit Rinor apo ka pasur organizim më të madh nga ky forum gjatë kohës një vit e gjysmë nga momenti i zgjedhjes dhe gjatë fushatës, më thoni dhe unë tërhiqem nga ky konstatim.

Forumi ishte inekzistent"
, tha Salianji një natë më parë në TVSH.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Armando Broja në fushë? Flet trajneri i Everton: Jemi të vetëdijshëm se do i duhet kohë

Armando Broja në fushë? Flet trajneri i Everton: Jemi të vetëdijshëm se do i duhet kohë