Prej frikës së drejtësisë, brenda në Partinë Demokratike duke se kanë plasur dhe tradhtitë. Të paktën për këtë  e akuzon gazetari i familjes Berisha, Çim Peka, Flamur Nokën, një prej më besnikëve të Sali Berishës.

Peka thotë se Noka ka rralluar sulmet ndaj SPAK për shkak të çështjes së hapur që ka në Prokurori, e “i mbetur pa një zgjidhje”, i është bashkuar Tritan Shehut duke i kushtuar vëmendje politikave rajonale.

Përveç se me Flamur Nokën, Çim Peka është ndjerë i zhgënjyer dhe nga deputetë të tjerë të PD, të cilët nuk janë sjellë ashpër me kreun e SPAK, Klodian Braho gjatë raportimit të këtij të fundit në Komisionin e Mbikëqyrjes Institucionale.

Ky reagim i Çim Pekës vjen disa orë përpara se Sali Berisha të konfirmojë Flamur Nokën ose jo, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.

“Cfare trishtimi e injorance politike!

Deputetet e opozites parlamentare e pyesin drejtuesin e SPAK: A po hetoni agjensite imobiliare?

Nderkohe Rama, Linda, Olsi, Balla pa asnje hetim.  Edhe keta mikrofon mbajtesit e “Shqiperia e re” ne shesh te kenaqur me SPAK , qe nuk heton Ramen, Linden, Olsin, Ballen etj.

Edhe Ervin Demo do e kishte pyetur me shume drejtuesin e SPAK sot.

Si perfundim, populli ne sheshe eshte shume me i kthjellet politikisht se deputetet e opozites ne kuvend dhe mikrofon mbajtesit e Flamingove!

Ps: Te pakten Muli eshte perqendruar tek gjeopolitika rajonale. Ne pamundesi te behet si doktor Berisha, po behet si doktor Tritani. Flet per rajonin!” shkruan Çim Peka.