Një konflikt mes dy kunatash në Librazhd i ka çuar ato drejt telasheve me drejtësinë. 

Bëhet fjalë për një grua 39-vjeçare me inicialet S.Sh dhe një tjetër 29 vjeçare me inicialet S.SH, të cilat po hetohen për dhunë. 

Ajo që ka ndodhur sipas policisë, është se 39-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj  burrit të 29-vjeçares. Ndërsa kjo e fundit dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht kunatën 39 vjeçare. 

Për rastin vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i plotë i policisë 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset S. Sh., 39 vjeçe dhe S. Sh., 29 vjeç, kunata, pasi dyshohet se shtetasja S. Sh. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit e dhunuar psikologjikisht 39-vjeçaren."