ELBASAN- Një konflikt ka ndodhur mes dy personave gjatë mbrëmjes së sotme në një lokal në Elbasan. Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 53-vjeçari E.Ll., ka goditur me sende të forta një 57-vjeçar i cili më pas është rrëzuar dhe dëmtuar në një nga tavolinat e lokalit.
57-vjeçari G.K., është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autori pas sherrit është larguar nga vendi i ngjarjes. Efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.