Plas te LIBRA, Mimoza Hafizi
përjashtohet për falsifikim

Plas te LIBRA, Mimoza Hafizi<br />përjashtohet për falsifikim<br>
LIBRA ka vendosur përjashtimin nga partia të themelueses Mimoza Hafizi. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të partisë LIBRA, Komisioni i Etikës ka vendosur në datë 13 Janar për të përjashtuar Hafizin me arsyetimin se ka shkelur statutin.  Përjashtimi ka ardhur në referim të deklaratës së Mimoza Hafizit në datë 12 Janar kur deklaronte se Bërthama e partisë ka vendosur që të kërkojë zgjedhje të reja për postin e kryetarit dhe strukturave të tjera.

Por në deklaratën e ‘LIBRA’-s shkruhet se Hafizi pa asnjë konsultim me strukturat e tjera të partisë si dhe në mungesë të kuorumit të nevojshëm (1/3 e Bërthamës) ka thirrur mbledhjen e Bërthamës.

“Kërkesa për mbledhje Bërthame rezulton të jetë firmosur dhe nënshkruar nga persona të cilët në këtë datë nuk kanë qenë anëtarë të Bërthamës Libra pasi ishin dorëhequr me vullnetin e tyre te lire nga të qënit anëtarë Bërthame” shkruhet në vendimin e LIBRA-s.

Komisioni i Etikës e akuzon për shkelje të statutit e penale, por edhe çoroditje të anëtarëve të partisë LIBRA duke e përjashtuar nga partia. Vendimi i Hafizit për të kërkuar zgjedhje të reja në parti, erdhi pas kundërshtive me Blushin, por ky i fundit sot në mesditë dha dorëheqjen nga posti i kryetarit dhe u largua nga politika. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane