Platforma e bashkëqeverisjes
Rama: Fshesë parazitëve/ VD

Platforma e bashkëqeverisjes<br />Rama: Fshesë parazitëve/ VD
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot te Parku Olimpik platformën online për bashkëqeverisjen me qytetarët. Saimir Tahiri do të jetë koordinatori Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të qeverisjes.
 
Rama u shpreh se pjesë e platformës së bashkëqeverisjes mund të bëhet cdo anëtar i koalicionit përmes një filtri, nuk mund të futen persona me identitet të rremë, pasi për denoncimet që do bëjnë duhet t’u dalin zot, ndërsa ministrat e kabinetit do të jenë përgjegjës për cdo ankesë që do të bëhet nga populli.
 
Për mbarëvajtjen e platformës do të angazhohen 25 persona, të cilët do të ndahen në grupe, një grup qendror në Kryeministri dhe grupet e tjera në cdo ministri. “S'ka më letra nga populli. Një grup i tërë njerëzish do të ndjekin në kohë reale cdo kërkesë apo ankesë dhe do të bëjnë verifikimin të të gjithave ankesave, që lidhen me persona apo zyra. Ditën e hënë do të jenë gatishmëri 25 persona.
 
Këta do të ndahen në grupe, një grup qendror në Kryeministri dhe grupet e tjera në cdo ministri dhe sikur do e shikoni sipas të gjitha kategorive, që ka platforma opinionet ndahen në bazë të kategorive.
 
Kemi dëgjuar që platforma mund të hapë një gjueti shtrigash, pasi njerëzit mund të bëjnë denoncime. Por edhe kjo nuk qëndron, pasi platforma pranon vetëm anëtarë real me identitet të verifikuar si pjesëtar të këtij koalicioni, nuk është si Facebook, apo portale, që mund të futen me identitet të rremë. Cdo person që do të regjistrohet për të qenë pjesë e këtij procesi, do të mbajë përgjegjësinë e vet për atë që shkruan, pra do i dalë për zot cdo denoncimi për korrupsion apo sjellje abuzive.
 
Për cdo çështje zgjidhja të jepet nga titullari i institucionit dhe cdo anëtar i qeverisë do të mbajë përgjegjësi për cilën do përgjigje. Prej 100 vitesh funksiononte një zyrë që quhej ‘hallet e popullit’ tani zyra e marrëdhënieve me publikun. Anëtarët e qeverisë janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë, duhet të raportojnë për gjithçka që adresohet dhe që është e regjistruar
” deklaroi ai
 
Rama: Platforma drejtohet nga Tahiri, fshesë e hekurt parazitëve
Saimir Tahiri do të jetë koordinatori Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të qeverisjes. Rama vlerësoi ish-ministrin e Brendshëm dhe shtoi se për suksesin e nismës do të angazhohen të gjithë, nga qeveria te qytetarët.
 
Kemi prezantuar një koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen, që është Tahiri. Nuk e pash sot, por me siguri do jetë diku. Do të vendosë në dispozicion eksperiencën dhe bashkë me koordinatorët në qarqe do të bëjmë këtë gjë, me mbështetjen e të gjithëve ne. Do të angazhohemi ne, qeveria, deputetët dhe të gjithë. Kjo në fazën e parë do të bëhet me fjalë, por shumë shpejt me vepra me prova.
 
Duke shkuar dhe thënë ‘ja ky rast’ ‘ja edhe ky rast’ përfshihuni edhe ju. Ky mekanizëm mund të bëhet një fshesë e hekurt për të pastruar grabitqarët dhe parazitët nga administrata shumë më shpejt se cdo tjetër.
 
Ka dy rrugë, njëra koalicioni ku ishim, kjo është një rrugë e re, do të funksionojë ose jo, nuk e them dot sot, por është një rrugë me një qëllim shumë të mirë dhe të gjitha mundësitë që të na nxjerrim aty ku duam, jashtë zullumit dhe batakut, që është trashuar në gjithë këto vite.  Jo të gjitha zotimet mund të bëhen realitet, por ai që do të bëhet është që shqiptarët të mos shikohen më nga xhepi për të marrë një zotim".

 
Rama: Portali ‘Stop korrupsionit’ nuk funksionoi
Në fjalën e tij, Rama e pranoi se portali i denoncimit ‘Stop korrupsionit’ dështoi, por u shpreh optimist se këtë herë nisma e re do të funksionojë.  “Ka pasur portale dhe ka faqe në internet, nisma qëllimmira, P. SH. Ne kemi nisur më parë ‘Stop korrupsionit’ dhe për hir të së vërtetës nuk ka funksionuar sikur dëshironim.
 
Nuk e di pse, por ne do të angazhohemi në të gjithë terrorin për ta promovuar territorin. Kjo është një platformë për të gjithë qytetarët, që duan të na vënë në provë për seriozitetin për ta bërë realitet bashkëqeverisjen. Nuk kushton, nuk duhet të paguash asnjë ryshfet. Nuk duhet asnjë mik, që ajo që ti shkruan të lexohet. Zgjedhja është; ose prano të poshtërohesh nga një nëpunës i rëndomtë që kërkon ryshfet ose do të thuash ‘Stop’ nuk jap ryshfet, por do të bëj të mundur që edhe ky të mos jetë këtu. Tradita nuk është në favorin tonë. Njerëzit kanë pasur shumë zhgënjime, por duhet të vazhdojmë që të përpiqemi. Jam i bindur, procesi do të përsoset
” tha ai.
 
Platforma, Rama: Mund të denonconi familjarët...
Në platformën e re të shpallur nga qeveria, qytetarët mund të denoncojnë edhe familjarët e tyre.  Kështu u shpreh Rama gjatë prezantimit të nismës së re të qeverisë. “Në dritaren e ankesave, ka zgjedhje se ku do të drejtohet ankesa dhe në cilin institucion apo qark. Do ketë marrëveshje me kryebashkiakët që do të përfshihen në këtë proces.
 
Dhe njerëzit mund të ankohen qoftë për politikat, ligjet, apo padiskutim sjellje korruptive apo abuzive. Ata që kanë akses në këtë mekanizëm, janë anëtarë të regjistruar të këtij koalicioni. Mund të ankohen për dicka që ndodh në rrethin e tyre shoqëror dhe familjar, pasi figura e cdo anëtari është figurë përfaqësuese e koalicionit aty ku jeton dhe punon, shkollohet dhe studion. Ata që regjistrohen shprehin dëshirën që të marrin pr/vendimet para se të miratohen në qeveri, apo ato në proces
” tha ai.
 
Si mund të thërrisni në interpelancë Kryeministrin Rama
Gjatë prezantimit të platformës për bashkëqeverisjen, Rama është shprehur se qytetarët mund të thërrasin në interpelancë kryeministrin por edhe ministrat për problemet që kanë, por për këtë duhet të plotësojnë një kusht.
 
“Ka edhe një rubrikë ku përfshihet konsultimi publik, këtu është interpelanca, do u japim mundësinë njerëzve të zakonshëm që të thërrasin në interpelancë kryeministrin dhe ministrat, kuptohet me disa kushte, që të jenë një numër i caktuar anëtarësh. Platforma do të ketë ekranin e vet që do të bëhet interpelanca, sipas tematikës që kërkojnë qytetarët e regjistruar” deklaroi Rama.





  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin