Platforma e PD për dekriminalizimin
Armando Subashi: Do ta vlerësojmë

Platforma e PD për dekriminalizimin<br />Armando Subashi: Do ta vlerësojmë
Anëtari i Partisë Socialiste në Komisionin e Posaçëm për Dekriminalizimin, Armando Subashi ka deklaruar për A1 Report se mbeten të hapur për platformën që do të paraqesë nesër Partia Demokratike.

Ai shtoi se në mbledhjen e nesërme përveçse shqyrtimit materialit që do të paraqesë PD do të vlerësojnë dhe për veprimtarinë e vet Komisionit të Posaçëm me fazat që duhet të ndjekë.


“Do të shohim çfarë kanë përgatitur, çfarë do të paraqesin dhe sigurisht atë material do ta vlerësojmë jo vetëm me thelbin e saj por në radhë të parë do ta vlerësojmë dhe me veprimtarinë e vet komisionit të posaçëm me fazat që duhet të ndjekë e kështu me radhë, kështu që besoj se nuk duhet të nxitohemi për këtë pikë.”- u shpreh për A1 Report Armando Subashi.
 
Parimisht Subashi, shprehet se është dakord për ndryshimet Kushtetuese, pasi siç thekson ai “Pa prekur kushtetutën nuk bëhet fjalë për asnjë lloj rregullimi të kësaj veprimtarie”

Lidhur me faktin nëse do të kenë apo jo ndikim në zgjedhjet këto ndryshime, Subashi shprehet se kjo mbetet për t’u parë.
 
Fjala e plotë e Armando Subashit për Dekriminalizimin
 “Edhe ne u njohëm dje mes mediave sigurisht, thjesht u njohëm me lajmin sepse platformë ende se kemi parë, nesër është lënë një mbledhje e komisionit do të shohim çfarë kanë përgatitur, çfarë do të paraqesin dhe sigurisht atë material do ta vlerësojmë jo vetëm me thelbin e saj por në radhë të parë do ta vlerësojmë dhe me veprimtarinë e vet komisionit të posaçëm me fazat që duhet të ndjekë e kështu me radhë, kështu që besoj se nuk duhet të nxitohemi për këtë pikë. Këto lloj ndërhyrjesh padyshim që themelore kanë kushtetutën dhe sigurisht edhe ndërhyrjet në kushtetutë duhet të bëhen mbi bazën e disa parimeve dhe disa standardeve të gjithëpranuara. Mesa dëgjova dje ndryshimet duhet të jenë kushtetuese sepse pa prekur kushtetutën nuk bëhet fjalë për asnjë lloj rregullimi të kësaj veprimtarie. Besoj që zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhje lokale dhe nuk ka ndonjë problem në raport me ndryshimet kushtetuese, ka një procedurë të mirëpërcaktuar sesi bëhen ndryshimet kushtetuese duke filluar që nga vetë kushtetuta duke ardhur pastaj tek rregullorja e Kuvendit e cila e ka përcaktuar me detaje sesi bëhet kjo gjë, kështu që mendoj se nga kjo pikëpamje nuk ka ndikim fakti që pas 2 apo 3 muajsh kemi zgjedhjet lokale përpara, ndërsa padyshim ajo që i përket pyetjes apo shqetësimit tuaj që nëse këto ndryshime do të kenë efekt edhe për zgjedhjet lokale sigurisht këtë vlen ta shohim, besoj që vullneti është pozitiv në këtë pikë që padyshim nëse ne do të arrijmë që të draftojmë diçka në këtë drejtim dhe nëse prekin dhe zgjedhjet lokale shumë mirë do të ishte nuk ka asnjë problem.”- tha Armando Subashi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm