Pas prezantimit të platformës së bashkëqeverisjes me qytetarin nga Kryeministri Edi Rama, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Këshilltari për mediat i kreut të PD-së, Edi Lesi shkruan në faqen e tij në facebook se në vetvete platform aështë “perjashtuese, se aty do zene vend anetare partie dhe trushkulur qe adhurojne pa kushte liderin e tyre”.
 
“Platforma me ngjyra e grafiqe, ngjan si tentative per te krijuar nje trupe te re, nje sistem personal, nje furi per te zevendesuar institucionet me nje gjoja inovacion. E paraqitur bukur, ajo mund te kthehet ne nje kimera te rrezikshme. Ne vetvete perjashtuese, se aty do zene vend anetare partie dhe trushkulur qe adhurojne pa kushte liderin e tyre, qe percjellin propaganden e tij nga retina e syrit direkt ne stomak pa e kaluar te asnjeri lob analizues. Pjesa tjeter, me e madhja e shoqerise, automatikisht e perjashtuar.
Nese i do qytetaret pjese te qeverisjes, leri se pari te votojne te lire
.”, shkruan Lesi.

lesi fb
 (Postimi i Lesit në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com