Platforma e re në UKE/ Llatja-qytetarëve: Nuk do të rritet çmimi i ujit

Platforma e re në UKE/ Llatja-qytetarëve: Nuk do të rritet çmimi i ujit

ELBASAN- Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve, ka theksuar se çmimi i ujit nuk do të rritet edhe pas vënies në zbatim të planit të ri në UKE. Teksa ishte i pranishëm në një takim me ekspertët e USAID dhe të UKE-së, për të diskutuar mbi ecurinë e platformës së menaxhimit dhe inventarizimit të aseteve, Llatja tha se çmimi i ujit nuk do të rritet, por do të ndikojë vetëm në rritjen e performancës së këtij institucioni.

Bëhet e ditur se rëndësia e kësaj platforme qëndron në faktin sepse ajo do të barazojë asetet fizike aktuale dhe më pas do të bëjë një menaxhim të mirëfilltë të tyre qoftë nga ana ekonomike, qoftë nga ana teknike.

USAID-i në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit kanë përgatitur një plan biznesi për ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime. Ky plan biznesi bëri një analizë të hollësishme të mundësive, formave dinamike dhe sfidave me të cilat përballet UKE, të cilat ndikojnë në furnizimin me ujë të pijshëm.  Llatja këmbënguli në një mirëmenaxhim, mbledhje detyrimesh dhe mos rëndim në xhepat e qytetarit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja