Platforma të reja tregtimi përveç Bursës, ja çfarë parashikon rregullorja e AMF-së

Platforma të reja tregtimi përveç Bursës, ja çfarë parashikon rregullorja e AMF-së

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar për konsultim publik projektrregulloren që përcakton kërkesat dhe procedurat e dhënies së licencës për platformat alternative që ofrojnë shërbime investimi, siç janë Platforma Shumëpalëshe e Tregtimit (Multilateral Trading Facilities – MTF) dhe Platforma e Organizuar e Tregtimit (Organized Trading Facilities - OTF) të cilat ofrojnë mundësi të reja për tregtimin e instrumenteve financiare krahas Bursës, e cila është licencuar në vitin 2017. Dokumenti është i përafruar me Direktivën kryesore evropiane për tregjet e kapitalit (MIFID II) dhe është hartuar në zbatim të ligjit të ri për tregjet e kapitalit.  

Siç parashikohet edhe në ligj, dy platformat alternative të tregtimit klasifikohen si shërbime investimi, që mund të operohen nga vetë Bursa, por edhe nga shoqëritë komisionere (bankat). Tashmë, investitorit shqiptar i sigurohen alternativa të reja, të ndryshme nga bursat tradicionale, për tregtimin e instrumenteve financiare.

Platforma shumëpalëse e tregtimit (MTF) është një formë e përhapur dhe e suksseshme në tregun evropian të kapitaleve dhe prezantimi i saj edhe në tregun shqiptar i shërben zhvillimit të mëtejshëm të këtij tregu. Kjo platformë i ofron një mundësi emetuesve të vegjël apo ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për akses në kapital me kosto më efektive përmes emetimit të obligacioneve apo aksioneve. Si rregull, kompanitë që tregtojnë tituj në platformën MTF janë kryesisht Start-upe, apo emetues të vegjël, të cilëve u ofrohet një mënyrë më e thjeshtë, me më pak kërkesa dhe më pak kosto për akses në tregjet e kapitalit. Në këtë mënyrë, kjo platformë shërben si një alternative për bizneset e vogla, që do të kishin kosto më të larta për një dalje të mundshme në Bursë.

Në dallim nga platforma MTF dhe nga tregu i rregulluar (Bursa), platforma e organizuar e tregtimit OTF është një sistem shumëpalësh, në të cilin është i përcaktuar lloji i instrumenteve financiare që mund të tregtohen.

Ashtu si edhe Bursa, edhe këto lloj platformash shoqërohen me një sërë kërkesash të larta mbikëqyrëse, për të siguruar transparencë dhe mbrojtje për investitorët, para dhe pas tregtimit.

Platformat MTF ngjasojnë me tregun e rregulluar (Bursën) si në aspektin e rregullimit dhe mbikëqyrjes së tyre, ashtu edhe në aspektin e rregullave operacionale të tyre, pasi për të dyja këto tregje zbatohen kërkesa për transparencë përpara dhe pas tregtimit. Gjithashtu edhe kriteret për sigurinë kibernetike, struktura organizative e kërkuar, mënyra operacionale dhe sistemet e tregtimit janë të ngjashme me ato të një tregu të rregulluar.

Megjithatë këto platforma kanë ndryshim nga tregu i rregulluar (Bursa), pasi ofrojnë lehtësira dhe përparësi në disa aspekte që lidhen me dokumentacionin e kërkuar për listim dhe pranim për tregtim në këto tregje, kërkesa për raportim, apo kohë, shpejtësinë e kryerjes së transaksionit dhe kosto më të ulëta. Kështu, në platformën PSHT, ndryshe nga Bursa, emetimi dhe tregtimi i instrumenteve financiare mund të realizohet pa nevojën për të patur një prospekt të miratuar nga AMF

Projektrregullorja e publikuar për konsultim publik kërkon plotësimin e disa kërkesave nga ana e operatorëve të tregut përpara operimit të këtyre platformave, si një sistem efikas tregtimi, masa për administrimin e rrezikut, të dhëna për anëtarët dhe përdoruesit e mundshëm të sistemit, llojin e instrumenteve financiare, etj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë