Platini: Kosova pranohet më 2016

Platini: Kosova pranohet më 2016
Më në fund Kosova ka marrë një lajm të mirë nga UEFA në lidhje me pranimin  në Qeverinë e Futbollit Europian. Presidenti i UEFA-s, Platini përmes një prononcimi për RTV 21 pas takimit me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vendosur edhe një afat për pranimin.

“Rreth kërkesës së Kosovës është një proces që ka kohë që ka filluar, por ka aspekte politike dhe ligjore, ka statute, kjo do të ndodh, por nuk e di kur, ndoshta më 2016” deklaroi ai. Ndërsa, Fadil Vokrri, ka deklaruar pas takimit me krerët e UEFA-s, se kjo është një datë historike për futbollin e Kosovës.

“Është një datë historike për futbollin e Kosovës. Pas disa takimeve që kishim nga dhjetori, dhe pas disa vizitave që na u bënë nga zyrtarët e UEFA-s, ne vendosëm që me sekretarin e përgjithshëm t’ia dorëzojmë dosjen e aplikimit për pranim në UEFA dhe FIFA. Ishim në takim me Platinin, i cili na priti në mënyrë të ngrohtë” tha ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni