Platini më i keqi në botën e sportit
Emisioni satirik ironizon UEFA-n

Platini më i keqi në botën e sportit<br />Emisioni satirik ironizon UEFA-n
Michel Platini është cilësuar si personazhi më i keq në botën e sportit në një emision satirik, Olbermann, në televizionin amerikan ESPN2. Platini është “kryqëzuar” për faktin se lejoi që ndeshja Serbi-Shqipëri të luhej në Beograd, mes 2 vendeve që njihen botërisht për tension mes tyre. Gazetari Keith Olbermann nuk kursen notat ironike mbi komentet Platinis për ‘mos përzierjen e sportit me politikën’, si dhe imazhet e qarta të dhunës në stadium. Gjithashtu gjatë emisionit është bërë dhe një kronikë e plotë e ngjarjes dhe të “implikimit” të të vëllait të Kryeministrit Rama, Olsi Rama.

Olbermann në emisionin e tij, që mban të njëjtin emër, ka cilësuar Presidentin e UEFA-s si personin më të keq në botën e sportit, pasi ky i fundit, sëbashku me organizatën që drejton, ka injoruar faktin se mes dy vendeve ka tensione etnike. Atë që ndodhi në fushë, gazetari i njohur sportiv, e cilësoi, me ironi, si më të dhunshme se vetë fillimi i Luftës së Parë Botërore.
 
“-Oh…ja ku jemi. Keni një flamur, nuk e keni një flamur, ju keni një karrige. Të lutem rehatohu, merr një karrige.

Dhe ndërsa lojtarët dhe tifozët po u japin duarve, qëndroni me ne sepse tani vijnë kokërruarit. Ja ku janë kokërruarit. 

Skuadra shqiptare rrugës për t’u larguar nga godina, drejt dhomave të zhveshjeve, pa pritur gjatë, “largohuni!”. Dhe kjo pamje, në termat e futbollit, nuk është një miqësore”- komenton Olbermann gjatë momenteve të dhunës në stadiumin e Partizanit.
 
Gjatë emisionit, Olberman ka kthyer vëmendjen dhe tek deklarat e zyrtarëve serb që akuzojnë “dronin më të famshëm të botës” si “Aksion terrorist i planifikuar më parë”. Gjithashtu gazetari amerikan ka shpërthyer në të qeshura pasi citon shprehjen e Platinisë, fill pas ndeshjes, se “futbolli supozohet të bashkojë njerëzit dhe loja jonë nuk duhet të ngatërrohet me asnjë lloj politike”.
  
Më poshtë komenti i plotë i Keith Olbermann mbi ndeshjen famëkeqe Serbi-Shqipëri:
 
“Por fituesi ynë është Presidenti Michel Platini dhe gjenitë e UEFA-s, organizata që mbikëqyr futbollin europian, e cila në mënyrë të pashpjegueshme planifikoi ndeshjen kualifikuese për kampionatin europian, midis Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd. 

Dy gjëra, që të bëjnë të kuptosh se sa dinë mbi Europën njerëzit që drejtojnë futbollin në Europë:

1: Këto vende nuk janë “mike”, dy ekipet nuk kanë luajtur me njëra-tjetrin për 47 vite. Gjithashtu, rajoni kufitar midis Serbisë dhe Shqipërisë, Kosova, me një pjesë të madhe të popullsisë me etni shqiptare dhe pjesë e Serbisë deri para 6 vitesh, kur deklaruan pavarësinë.

2: Lufta e Parë Botërore filloi 100 vjet e tre muaj më parë në Serbi. Kështu që të gjithë në rajon janë paksa, ju e dini, të tensionuar. 

Ndeshja duhet të ishte luajtur në Baltimorë. Sepse në minutën e 40-të të ndeshjes një dron u shfaq mbi kokat duke valëvitur një hartë të “Shqipërisë së Madhe”, kjo me shumë mundësi nuk do të ndodhte në Baltimorë.

Të thuash që mund të ndodhë dhe në Baltimorë, ndoshta nuk do të ndodhte ajo që ndodhi pasi gjyqtari Atkinson ndaloi ndeshjen dhe një lojtar serb, Mitrovic, u përpoq të kapte dhe të ulte flamurin shqiptar.

Dhe kjo ishte si një fazë fillestare para fillimit të Luftës së Parë Botërore, e cila mund të duket kështu, ose me shumë mundësi më pak e dhunshme.

-Oh…ja ku jemi. Keni një flamur, nuk e keni një flamur, ju keni një karrige. Të lutem rehatohu, merr një karrige.

Dhe ndërsa lojtarët dhe tifozët po u japin duarve, qëndroni me ne sepse tani vijnë kokërruarit. Ja ku janë kokërruarit. 

Skuadra shqiptare rrugës për t’u larguar nga godina, drejt dhomave të zhveshjeve, pa pritur gjatë, “largohuni!”. Dhe kjo pamje, në termat e futbollit, nuk është një miqësore.

Menduat se ky ishte fundi? Pjesërisht. Pas përfundimit të ndeshjes zyrtarët serbë thanë se personi që kontrollonte dronin, nga një suitë e stadiumit, ishte një tifoz shqiptar me emrin Olsi Rama, i cili është edhe i vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë. I cili duhet të jetë dhe i pari kryetar shteti shqiptar që shkon në Serbi pas 60 vitesh.

Policia serbe deklaroi se kishte arrestuar zotin Rama dhe Federata Serbe e Futbollit deklaroi se droni fluturoi në kuotën e “Aksion terrorist i planifikuar më parë”. Ndërsa zoti Rama i cilësoi aktet e Policisë si një “komplot serb”.

Presidenti Platini deklaroi se ‘futbolli supozohet të bashkojë njerëzit dhe loja jonë nuk duhet të ngatërrohet me asnjë lloj politike’. (qesh) Ti nuk ke qenë ndonjëherë në një ndeshje apo jo!?

Askush në UEFA nuk arriti ta parashikonte të gjithë këtë, askush nuk e kish parë se si këto dy vende sulmohen, verbërisht, prej shekujsh, përveçëse…Ej e dini çfarë? Baltimorë!

Presidenti i UEFA-s Michel Platini, në terma banalë - ej a mund të planifikosh ndonjë ndeshje të mirë mes irlandezëve katolikë dhe irlandezëve protestantë?- sot është personi më i keq në botën e sportit.”

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë