Platini pranon se është trukuar shorti për Botërorin Francë 1998

Platini pranon se është trukuar shorti për Botërorin Francë 1998

Ish-kryetari i UEFA-s, Michel Platini

Ish-kryetari i UEFA-s, Michel Platini, ka pranuar se gjatë shortit për Botërorin Francë 1998, është bërë “një trukim i vogël", në mënyrë që Franca të shmang Brazilin deri në finale të Kampionatit Botëror.

Platini, në atë kohë anëtar i komitetit organizativ të kampionatit, pohimet i bëri gjatë një interviste me radion France Bleu Sport.

"Kur organizuam orarin e takimeve, bëmë një trukim të vogël. Francë-Brazil në finale të kampionatit ishte një ëndërr për secilin”, tha Platini në intervistën në fjalë.

Ai ka thënë se orari ka qenë i kurdisur në atë mënyrë që, nëse Franca dhe Brazili përfundojnë të parët në grupet e tyre të mos mund të takohen deri në finale.

“Mendon se organizatorët tjerë të Kampionateve Botërore nuk bëjnë diçka të tillë?”, i tha Platini gazetarit të radios France Bleu Sport.

Në finale, Franca mundi Brazilin me rezultatin 3:0.

Dy ditë para se të mbahej shorti, FIFA bëri të ditur se Brazili do të vendoset në grupin A, ndërsa Franca në grupin C, që nënkuptonte se nëse fitojnë vendin e parë në grup, dy kombëtaret do të ndodhen në anët e kundërta të shortit për fazën eliminatore.

FIFA me arsyen se ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blatter i kishte dhënë Platini-së 2 milionë franga zvicerane, i pati dënuar të dy me nga 8 vite largim nga futbolli.

Më pas Bordi i Arbitrazhit të FIFA-s pati ulur dënimin e Platini-së nga 8 në 6 vite, dhe më pas Platini e apeloi serish këtë masë në CAS, e cila zbuti dënimin në katër vite. AA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen