Plator Nesturi prefekti i ri i qarkut të Vlorës, është prezantuar mesditën e sotme në Prefekturën e Qarkut. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka prezantuar Nesturin, ndërsa ka vlerësuar figurën e tij.
Më pas e ka marrë fjalën zv/ministri i brendshëm Juljan Hodaj i cili u ndal dhe në prioritetet dhe pritshmëritë.
'Jam i privilegjuar që vij në qytetin tim për të dhënë angazhimin dhe përkushtimin në të mirë të zhvillimit të qarkut'
![]()
Të pranishëm autoritete të pushtetit lokal të Qarkut si dhe drejtues të institucioneve në Vlorë.
Vendimi për Nesturin është marrë në mbledhjen e datës 9 Janar të Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama.
Ky pozicion kishte mbetur vakant që pasi Vangjel Tavo u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Ndërsa prej dorëheqjes së Vangjel Tavos, ky post është mbajtur nga zoti Kristaq Kiço, i cili sot më 14 janar dorëzon detyrën.
Komente

