Teksa sezoni turistik ka nisur dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, mushkonjat dhe insektet e tjera mbeten shqetësim edhe këtë vit në plazhin e Shëngjinit. Prania e madhe e tyre vihet re sidomos në orët mbrëmjes.

“E kemi problem natën këtu në shëtitore ka shumë mushkonja. Nuk dimë ccfarë të bëjmë si të mrbohemi?!”, tha një pushues.

Për të dytin vit radhazi nuk kryhet spërkatja e plazhe apo siç njihet ndryshe procesi i dezinsektimit. Pushuesit të shqetësuar thanë se me rritjen e temperaturave ushtria e mushkonjave do të shtohet.

“Po në mbrëmje kur dalim për ecje ka shumë mushkonja. Ambienti duhet të dezinfektohet se kudo ka mushkonja edhe në shtëpitë e plazhit”. Duhet bërë spërkatja se kur të rriten temperaturat do kete edhe më shumë”, thanë pushuesit.

Dezinsektimi i zonave turistike duhet të ishte realizuar në muajin Maj nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e saj të varësisë, ndaj Report TV kërkoi informacion nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, por hasi në refuzimin e drejtoreshës Zojë Zefaj.