Riviera shqiptare është publikuar në portalin online të librit prestigjioz “Lonely Planet”, ku botohen destinacionet më tërheqëse në botë për t’u vizituar nga turistët. Një ndër këto vende turistike është edhe Shqipëria me plazhet e saj, duke marrë kështu vlerësimin e merituar edhe nga specialistët ndërkombëtarë.
Lonely Planet i referohet Shqipërisë si ‘vend me brigje të thyera, fshatra tradicionalë dhe plazhe të artë’ duke e konsideruar atë si ‘zbulim’ nga ana e turistëve që nisën ta vizitonin një dekadë më parë. Një përshkrim i detajuar i atmosferës miqësore që krijohet në plazhet shqiptare, përshkruan fshatrat bregdetare si ‘të mbështetur në kodrina të mbuluara me ullinj, me akomodim shumë pranë detit nën shoqërinë e mishit të pjekur në skarë dhe birrave të ftohta’.
Në artikull u përmendën plazhe si Palasa, Dhërmiu, Ksamili, Buneci, Himara dhe Borshi, të shoqëruar me foto të fshatrave bregdetarë. Ne si residentë të këtij vendi, nuk na bëjnë mbase shumë përshtypje prania e bunkerëve apo shkëmbinjve në breg të detit, sepse jemi mësuar me to, por këto ishin disa nga detajet e përmendur në guidë, për të tërhequr më shumë turistë.
Lonely Planet ka shkruar gjithashtu një tjetër guidë të detajuar rreth turizmit malor në Shqipëri.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com