Plazhet private, Manjani sherr
me Auron Taren në Facebook

Plazhet private, Manjani sherr<br />me Auron Taren në Facebook
Prishja e koalicionit me daljen e LSI në opozitë dhe PS që do të formojë e vetme qeverinë vijon që të reflektohet me debate nga përfaqësues të dy partive në terren.
 
Këtë herë në një ‘sherr’ janë përfshirë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me drejtorin e Agjencisë se Bregdetit Auron Tare ne lidhje me zbatimin e ligjit për plazhet publike.
 
Manjani postoi disa foto nga një lokal, ku shprehte kënaqësinë për gatimet dhe pamjen e mrekullueshme të këtij ambienti në plazhin e Manastirit.
 
Ndërkohë që Auron Tare ka komentuar në statusin e Manjanit duke thënë se ka një VKM, për lirimin e atij plazhi nga privatët.
 
Më tej Tare shkruan se “Fatkeqësisht Bashkia e Sarandës ende nuk vepron për të ndaluar shfrytëzimin e plazhit ku të gjithë pushuesit të kenë mundësi të qëndrojnë pa pagesë”.
 
Manjani ka reaguar menjëherë duke i kërkuar të zbatojë VKM, por sipas tij në breg të detit nuk kishte shtet.
 
“Vetëm ndonjë shtetar i shtrirë në shezllon me pagesë...” shkruan Manjani. 

Manjani

Manjani

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë