Plazhi i Kunes në Lezhë, probleme
në infrastrukturën rrugore

Plazhi i Kunes në Lezhë, probleme<br />në infrastrukturën rrugore
Lezhë - Ka një bregdet të veçantë, por infrastruktura rrugore po penalizon të gjithë zonën. Rruga e Kunes vijon të jetë shqetesim edhe i këtij sezoni. I planifikuar për të përfunduar në maj të këtij viti, ky investim që mendohej se do të zgjidhte përfundimisht problemet infrastrukturore pergjatë gjithë zonës së Kunes, vazhdon të penalizojë turizmin edhe këtë sezon.
 
Banorë të zonës dhe pushues e konsiderojnë si një mangësi mos përfundimin e këtij segment rrugor, gjë e cila sipas tyre ka ndikuar në uljen e pushuesve edhe këtë sezon.

“Më vjen keq për makinën se ka gropa të thella dhe nuk është e përshtatshme absolutisht. Shëngjini është vendi jonë, ku të shkojmë. Është krim. Shqipëria duhet të jetë një nuse e bukur e stolisur, jo e katandisur:, shprehen banorët.

Rruga e Kunes në bregdetin e Shëngjinit ka qenë një nga nevojat më imediate të zonës, po gjendja nuk ka ndryshuar.

(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!