Pas Durrësit dhe Vlorës, edhe plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe erë e fortë.

Pamjet e publikuara tregojnë se zona është mbuluar plotësisht nga një shtresë mjegulle, duke e bërë të vështirë shikueshmërinë për pushuesit.

Kjo vjen vetëm pak pasi një fenomen i ngjashëm u regjistrua në Durrës dhe Vlorë, ku plazhet u mbuluan nga mjegull e dendur dhe erë e pazakontë. 


Lajmi kryesor:

VIDEOLAJM/ Mjegulla e madhe 'pushton' bregdetin e Durrësit dhe të Vlorës