Moti i keq i ditëve të fundit ka sjellë leshterikët në bregdet dhe ka mbuluar rërën në plazhin e Vjetër në Vlorë

Prej disa ditësh, bregu i detit vijon të jetë i mbuluar nga leshterikët që siç duket në pamje janë grumbulluar nga punonjësit e bashkisë por qytetarët ankohen se askush nuk po i largon prej aty. 

Plazhi i Vjetër është një hapësirë që përdoret gjerësisht nga qytetarët, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe për shëtitje në këtë periudhë dimërore