Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka reaguar kundra deklaratës të Ministrit Mediu mbi iniciativën për mbledhjen e 50 mijë firmave të nevojshme për të mbajtur një referendum i cili kundërshton importin e mbetjeve në Shqipëri.
REAGIMI I AKIP
Të gjithë qytetarët e Shqipërisë janë në aleancë kundër plehrave!
Reagojmë ndaj deklaratës së pavërtetë të Ministrit të Plehrave lidhur me nismën qytetare për organizimin e referendumit kundër importimit të plehrave në Shqipëri.
Aleanca Kundër Importit të Plehrave është një grupim jopolitik i shqiptarëve të vërtetë që nuk kanë blerë shtëpi jashtë vendit dhe kanë në plan të jetojnë këtu edhe në shekujt e ardhshëm.
I kujtojmë këtij ministri dhe kujtdo tjetër se e drejta për të mbajtur referendum është një nga të drejtat kryesore të sovranit për të shprehur mendimin e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë, proceset referendare janë procese që duhen nxitur e jo të pengohen apo të përbalten me patëdrejtë nga individe të cilët synojnë për përfitime personale.
Për këtë shkak, formularët tanë në të gjithë Shqipërinë po i firmosin të gjithë shqiptarët, socialistë, demokratë, ballistë, (republikanë nuk ka sepse i tillë ka mbetur vetëm z. Mediu), por para së gjithash, po i firmosin shqiptarët pavarësisht bindjeve politike, të cilët e duan Shqipërinë të pastër për vete, fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e tyre. ah/Shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com