Alarm pleshtash në një fluturim të Ryanair i cili u ul në aeroportin Ciampino të Romës. Shumë nga pasagjerët u dërguan menjëherë në urgjencën e aeroportit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme gjatë mbërritjes së një avioni i kompanisë ‘low cost’ nisur po të njëjtën ditë nga Londra.
Gjatë fluturimit udhëtuesit, të gjithë italianë, kishin filluar të ndjenin kruarje të forta tek këmbët dhe kur u vizituan nga mjekët rezultoi se kruarjet ishin si pasojë e pickimeve të pleshtave.
Sipas punonjësve të Ciampino-s, kjo është hera e parë që ndodh një episode i tillë në aeroportin e dytë të kryeqytetit, i cili në fund të këtij muaji do të mbyllet për shkak të punimeve në pistë.
Avioni i kompanisë irlandeze, po të njëjtën ditë kishte planifikuar një tjetër fluturim Roma-Bari, por kuptohet se ky udhëtim u anullua, ndërsa avioni u bllokua në një vend të izoluar për të nisur procedurat e disinfektimit, të parashikuar në protokollin e sigurisë të aeroportit.
Përsa i përket pasagjerëve të mbërritur nga Londra, të cilët u sulmuan nga pleshtat, atyre iu dha mjekimi i duhur.
Shumë nga pasagjerët paraqitën ankesë në zyrën e policisë, ndërkohë kjo e fundit duhet të hetojë lidhur me këtë ngjarje dhe të ndalojë përgjegjësit, por mbi të gjitha ajo duhet të hetojë rreth faktit nëse këto insekte u sollën në bord nga ndonjë pasagjer, apo ishin brënda në avion që përpara se ai të nisej nga Londra.
(ed.ka/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com