TIRANË - "Bullgaria qëndron përkrah Shqipërisë, duke theksuar se avancimi i merituar dhe zhvillimi i Shqipërisë është histori suksesi për të gjithë rajonin".
Këtë theksoi Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev gjatë takimit sot në Tiranë me kryeparlamentarin shqiptar, Ilir Meta.
Plevneliev nënvizoi se përqasja rajonale është kyçe për mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë vendeve të rajonit tonë
Të dy palët biseduan mbi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, forcimit të bashkëpunimit dhe zhvillimeve në rajon.
Meta i shprehu Presidentit Plevneliev mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë në kuadër të proceseve integruese të Shqipërisë dhe se Shqipëria është e vendosur të avancojë me reformat e nisura.
Në këtë drejtim vlerësohet forcimi i bashkëpunimit konkret mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, jo vetëm në kuadër të procesit të integrimit evropian, por veçanërisht në funksion të thithjes së investimeve të huaja dhe forcimit të stabilitetit në rajon.
Në përfundim, Meta dhe Plevneliev ndanë bindjen e përbashkët se intensifikimi i bashkëpunimit bilateral dhe rajonal duhet përqendruar në rivitalizimin e projektit të Korridorit VIII, me fokus në fushat e energjisë dhe infrastrukturës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com