TIRANE- Në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev konfirmuan se marrëdhëniet e shkëlqyera, politike dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy shteteve do të vazhdojnë.  

Me ftesë të Presidentit të Republikës Bujar Nishani homologu bullgar Rosen Plevneliev nisi sot vizitën zyrtare dy ditore në Shqipëri

Në konferencën e përbashkët për shtyp të dy presidentët vlerësuan se marrëdhëniet miqësore ekzistojnë në të gjitha nivelet qeveritare, ndërkohë Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit të saj në BE.
 
Edhe sa i takon bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Nishani garantoi homologun e tij se Shqipëria është e gatshme për të rigjallëruar projektin e korridorit 8, për të cilën Bullgaria ka investuar miliona euro. Po kështu presidenti bullgar tha se ftonte investitorët shqiptarë të përdorin portet bullgare në Detin e Zi, ndërkohë që inkurajonte investitorët bullgarë të investojnë në Shqipëri.

NISHANI: MIRENJOHJE PER KOSOVEN
Presidenti shprehu mirënjohjen Bullgarisë si një ndër shtetet e para që njohu Kosovën e pavarur.
“Vizita juaj është shprehje e angazhimit për të intensifikuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy shteteve. Shpreh bindjen se do të vazhdojnë të thellohen më tej ndërmjet bashkëpunimit të ngushtë në të mirë të dy popujve tanë miq. Bullgaria konsiderohet si partner tradicional ekonomik dhe u zhvillua rëndësia e thellimit të dialogut.  Garantova se integrimi ynë europian mbetet parësor"- tha Nishani në konferencën e përbashktët.
 
PLEVNELIEV: DO VAZHDOJME TE THEMI PO PER STATUSIN E VENDIT KANDIDAT
Presidenti bullgar vlerësoi se marrëdhëniet miqësore ekzistojnë në të gjitha nivelet qeveritare dhe se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit të saj në BE.   “Do të vazhdojmë bashkëpunimet mbi bazën e këtyre themeleve. Konfirmoj se Bullgaria gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE.  Në dhjetor votoi pro dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen t’ju mbështesim dhe ndajmë me ju eksperiencën që kemi. Do të ndajmë me ju përvojën pozitive por dhe gabimet që ju të mos i bëni dhe rruga juaj drejt BE të jetë më efektive.”- tha Plevneliev duke shtuar se mes dy shteteve do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi.

PLEVNELIEV: SHFRYTEZONI PORTET BULLGARI, INVESTITORET TANE TE INVESTOJNE NE SHQIPERI
“Inkurajojmë investitorët shqiptarë që të shfrytëzojnë portet bullgare në Detin e Zi. Inkurajojmë biznesmenët bullgarë të mund të ndërtojmë zonën industriale në Shqipëri.

KORRIDORI 8
Presidenti Nishani garantoi homologun e tij se Shqipëria është e gatshme për të rigjallëruar projektin e korridorit 8, për të cilën Bullgaria ka investuar miliona euro.
"Shprehim gadishmërinë për të rigjallëruar projektin e korridorit 8 dhe në ndërtimin e lidhjes energjetike, dhe implementimin e projektit adriatiko-jonian."- tha Nishani.
”Bullgaria ka investuar 700 mln euro për realizimin e projekve të korridorit 8. Nga Sofia deri në Burgas autostrada është gati. Po vazhdojmë punën për linjën hekurudhore Sofie- Burgas. Zoti President shtrëngova dorën dhe përshëndeta për nismën e vendit në drejtim të intesifikimit të burimeve energjetike, kam parasysh projketin TAP.   Ky projekt është i rëndësishëm në drejtim të diversifikimit të burimeve energjetike, në uljen e çmimeve të energjisë elektrike, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës."- tha presidenti bullgar.

Pyetja Pse Shqipëria nuk ka njohur minoritetin bullgar?
Nishani:Në 100 vite marrëdhënie nuk kemi pasur asnjë problem. Jam i bindur që dhe në 100 vitet e ardhshme do të thellohet kjo miqësi. Shqipëria është konsideruar nga Këshilli i Europës si një vend me stadarde të mira. Para pak kohësh në Shqipëri është organizuar një census ku do të deklaronte përkatësinë dhe kombësinë. Shqipëria mbetet e angazhuar në respekt të plotë të të drejtave dhe pakicave që janë evidente.
 Presidenti bullgar: Duhet të vazhdojëm të ruajmë këtë model komunikimi që është shembull për të gjithë rajonet e botës

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e muajit qershor 2013, e cila drejtohet nga kryeministri Edi Rama është e vendosur dhe e angazhuar për ti çuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Vizita e presidentit Plevneliev, pason atë të zhvilluar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, zoti Kristian Vigenin, i cili u prit më 22 Nëntor 2013 nga homologu Ditmir Bushati, por edhe nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta. Ndërtimi i Koridorit 8-të, linja e gazsjellësit Trans Adriatik Pipelin (TAP) janë me mjaft interes për Shqipërinë, Bullgarinë dhe krejt rajonin Ballkanik e më gjërë.

NISHANI PRET SOT EDHE ZV/ KRYEMINISTRIN MAQEDONAS
Presidenti Bujar Nishani pritet që të takohet gjatë ditës së sotme edhe me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri. Edhe pse nga insititucioni më i lartë në vend nuk është zbardhur axhenda, pritet që në fokus të këtij takimi të jenë edhe problemet që janë ngritur kohët e fundit nga shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Ende nuk është bërë e ditur nëse zyrtari i lartë maqedonas do të takohet me politikanë të tjerë në vend.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)