PLL dhe Balli Kombëtar drejt
braktisjes së koalicionit të PD

PLL dhe Balli Kombëtar drejt<br />braktisjes së koalicionit të PD
TIRANE - Në prag të zgjedhjeve vendore të qershorit, duket se Partia Demokratike do të braktiset edhe nga dy aleatë të tjerë të saj.

Bëhet fjalë për aleatët historikë të së djathtës përkatësisht Partia “Lëvizja e Legalitetit” dhe Partia e Ballit Kombëtar.  

Dy partitë e akuzojnë Partinë Demokratike se në mënyrë të njëanshme nuk ka plotësuar kushtet thelbësore të marrëveshjes dypalëshe.

Pavarësisht se këto dy parti nuk kanë asnjë përfaqësues në parlament, që të dyja kanë nënshkruar me partinë më të madhe të opozitës në të cilën përcaktohen modalitetet, or pavarësisht kësaj kushtet nuk janë zbatuar ende.

Që më parë Partia Demokratike është braktisur edhe nga PDIU e Shpëtim Idrizit dhe Partia Kristiandemokrate e Nard Ndokës.

Të dyja këto parti i janë bashkuar koalicionit PS-LSI.

pll

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos