PLL përjashton Ekrem Spahiun
Ish-kreu: Lojë e liderit aktual!

PLL përjashton Ekrem Spahiun<br />Ish-kreu: Lojë e liderit aktual!
TIRANE - Partia Lëvizja e Legalitetit ka vendosur të përjashtojë nga partia ish-kryetarin e saj Ekrem Sqahia. Shkak është një nismë që Spahiu ka ndërmarrë për të rihapur garën për kryetarin e Partisë duke sfiduar Sulejman Gjanën.

“Duke marrë parasysh se z. Ekrem Spahiu ka ndërmarrë një lëvizje destabilizuese të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” që u pasqyrua me një konferencë për shtyp më datë 5 shtator 2015, organet drejtuese të PLL kanë analizuar situatën e krijuar dhe kanë konkluduar se këto veprime janë jo-statutore, aventureske, dashakeqëse dhe me synim çorientimin e legalistëve dhe opinionit publik. Në këto kushte, Senati i PLL, si organi suprem që garanton zbatimin e vijës politike dhe idealit zogist, por edhe si organi kompetent që sipas Statutit të PLL gëzon në mënyrë ekskluzive të drejtën e dhënies së masave disiplinore për anëtarët e PLL, më datë 19 Shtator 2015 zhvilloi një mbledhje të posaçme ku pasi analizoi me hollësi situatën e krijuar, doli me konkluzionet e veta dhe mori vendimet përkatëse. Në mënyrë unanime, Senati i PLL e konsideroi këtë lëvizje si një veprim jo-statutor. Sipas Senatit të PLL, kjo shkelje statutore e ka shumëfishuar rëndësinë e saj sepse protagonistët janë shfaqur edhe mediatikisht duke pasur si qëllim që të dëmtojnë imazhin e PLL dhe të krijojnë idenë e përçarjes brenda saj. Në të njëjtën kohë dhe po në mënyrë unanime, Senati i PLL vendosi që të përjashtojë nga anëtarësimi në PLL z. Ekrem Spahiu dhe disa protagonistë të kësaj përpjekjeje, me motivacionin “Për shkelje të rënda politike që dëmtojnë rëndë imazhin e partisë Lëvizja e Legalitetit””, thuhet në deklaratën e PLL.

Ekrem Spahiu në një reagim për mediet shprehet se, prej nëntorit të vitit 2013 nuk është më kreu i PLL dhe nuk ka anjë funksion në këtë parti. Ai akuzon se kjo është një lojë e Sulejman Gjanës kreut aktual të PLL-së, ndaj të cilët është kërkuar largim nga drejtimi i partisë.

Spahiu: Lojë e kryetarit aktual

Në orët e pasdites disa gazetarë më telëzojnë për një prononcim, se mediet online kanë nxjerrë një lajm ku Sulejman Gjana më ka përjashtuar nga Partia. Më shkoi mendja se mos është 1 prilli por në fakt kalendari shënon 18 shtator. Hap celularin dhe kërkoj në Google. Shikoj një të ashtuquajtur deklaratë të PLL. Sigurisht që u habita. Sa turp për këtë njeri ku paska degraduar. 

Nga 21 nëntori 2013,  nuk jam kryetar dhe në asnjë funksion partie përveçse anëtar i Këshillit Kombëtar. Kishte gjithë kohën e duhur për tu promovuar si Kryetar Partie por si duket nuk ia ka arritur dhe do të njihet në opinionin politik, medietik dhe publik duke u marrë me emrin tim.

Një sjellje primitive për ta mishëruar. Tashmë që 31 Degët e PLL i kanë kërkuar dorëheqjen e tij mendon se do të shpëtoj në këtë mënyrë të shëmtuar. Turp

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon