Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II, mbush sot 90 vjeç.
Pallati Mbretëror ka publikuar një fotografi të Mbretëreshës të rrethuar me stërnipër dhe stërmbesa.
Elizabeth ka sunduar Britaninë për afro 65 vjet, duke u bërë mbretëresha me kohën më të gjatë në fron. Monarkia ka thyer të gjitha rekordet, jo vetëm duke qënë në fron për shumë kohë, por sepse mbretëria e saj është më e qëndrushmja dhe gjatë jetës ka vizituar 120 vende.
“Mbretëresha ka qenë e palëkundur dhe një gur i forcës për kombin tonë”, u shpreh kryeministri i Britanisë, David Cameron.
Festime për ditëlindjen e Mbretëreshës do të ketë sot gjatë gjithë ditës.
Festimet do të vazhdojnë dhe në mbrëmje, kur Mbretërësha pritet të ecë nëpër Eindsor dhe të ndezë një fener simbolik, të parin e njëmijë të tjerëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën për të shënuar ditëlindjen e saj.
Kadetët e Forcave të Armatosura do të lëshojnë fenerë dhe nga pikat më të larta të Anglisë, Skoicisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut. Një ditë më pas, mbretëresha do të presë Presidentin amerikan, Barack Obama në një drekë private.
Ditëlindja e saj zyrtare, ndërkaq, do të shënohet në muajin qershor, kur familja mbretërore planifikon të ftojë rreth 10.000 veta.
Në linjë për fron, tani janë princi Charles, princi Eilliam, princi George dhe princesha Charlotte, e cila ka lindur në muajin maj të vitit të kaluar.

Fotogaleria për foto të tjera
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fotogaleria për foto të tjeraRedaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

FOTO