Plotfuqia/ Meta: I kam kërkuar
sërish informacione Bushatit

Plotfuqia/ Meta: I kam kërkuar<br />sërish informacione Bushatit<br /><br>
Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë një deklarate televizive sot në mbrëmje bëri të ditur se i ka këkruar sërish informacione shtesë, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të kërkesës për autorizimin që i ka bërë kjo e fundit kreut të shtetit për të nisur negociatat zyrtare për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare me Greqinë.

Meta u shpreh se pas kërkesës së tij të parë pati një reflektim nga ana e MEPJ-së, e cila sikurse dihet i dërgoi Metës objektin e bisedimeve dhe emrat e negociatorëve për paktin e shtetin helen.

Por Meta tha se në kuadër të procesit që po vazhdon, ai ka këkruar shpejgime të mëtejshme për disa elementë që sipas tij duhen përmirësuar.

“Është detyra ime të respektoj Kushtetutën dhe në këtë rast vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka evidentuar qartë përgjegjesitë e presidentit për traktatet shtetërore. Edhe një element formal i vetëm për këtë çështje me Greqinë, do të mjaftonte, edhe një mosrespektim nga ana formale, që një grupim të ankohej në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo të rrëzohej nesër. Është detyrë për të bashkëpunuar që ky proces të eci në shina kushtetuese” – sqaroi Meta për kërkesën e re që i ka bërë Bushatit.

 

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë