TIRANE - Partia Lëvizja Shqipëria e Re organizoi të hënën takimin e përjavshëm me kandidatët e saj për deputetë në të gjitha qarqet dhe sekretarët e kësaj partie. Fushata e PLSHR-së dhe organizimi i brendshëm i partisë ishin çështjet që u diskutuan në këtë takim, ndërsa kryetari i partisë zoti Edmond Vlashaj tha se shqiptarët po i bashkohen çdo ditë e më shumë kauzës së PLSHR-së për Drejtësi dhe Zhvillim.
Duke folur para kandidatëve dhe sekretarëve që po punojnë çdo ditë në zonat elektorale, në takime me qytetarët, zoti Vlashaj tha se “të rinjtë e PLSHR kanë pa masë, entuziazëm dhe bindje të plotë se kauza jonë e madhe për "Drejtësi dhe Zhvillim" do të përfshijë çdo shqiptar, kudo ku ndodhet duke e shndërruar këtë muaj fushate në muajin më vendimtar për çeljen e një perspektive të re për Shqipërinë dhe Shqiptarët”.
Vlashaj shtoi se “"Shqipëria e Re" është tashmë në mendjet dhe zemrat e simpatizantëve, dashamirësve dhe kontribuesve të ngadhënjimit të kauzës sonë të madhe e të përbashkët për "Drejtësi dhe Zhvillim". "Shqipëria e Re" do të jetë "ding" dhe plot, në kutitë e votimit në çdo qendër votimi, sepse ne kemi platformën politike më të mirë, ne kemi ekipin më të mirë, ne kemi liderin më të mirë, ne kemi strategjinë më të mirë, sepse ne e kemi zemrën e mirë dhe të bardhë, që punon e rreh papushim, për Drejtësi dhe Zhvillim, në shërbim të njerëzve të thjeshtë dhe të mbarë popullit tonë.”
Platforma politike dhe synimet e PLSHR-së po diskutohen në të gjitha qarqet e vendit me qytetarët nëpërmjet takimeve të kandidatëve për deputetë dhe aktivistëve të kësaj partie. PLSHR kandidon në zgjedhje për herë të parë dhe numri i saj në fletën e votimin është 56. Kreu i PLSHR-së bëri thirrje që të votohet numri 56 për të mbështetur të rinjtë që po punojnë çdo ditë për ndërtimin e Shqipërisë së Re.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com