Është zhvilluar në 26 prill takimi i punës i kandidatëve për deputetë të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) në dymbëdhjetë qarqet e vendit. Përzgjedhja e emrave është bërë vetëm mbi bazën e punës së secilit dhe angazhimit të tyre pranë kësaj partie që nga krijimi I saj.

(Në foto: Kandidatët e Tiranës)
Listën e përbëjnë kryesisht të rinj pasi kjo parti synon të votat e të rinjve, të atyre që gjejnë veten në platformën politike dhe parimet e kësaj partie. Gjithashtu listat e qarqeve kryesohesh nga vajza e gra që janë angazhuar në politikë dhe përfaqësues të shumë kadegorive të njerëzve, që nga punëtorët e thjeshtë, sipërmarrësit e akademikët.
Lista e Tiranës kryesohet nga kryetari I PLSHR-së Edmond Vlashaj i pasuar nga krerët e partisë Çajup Çangollari, Vilma Kërçiku, Cerciz Loloçi, Zamira Greva, etj.
E reja Fabiola Kajana kryeson listën e qarkut të Fierit, Hëna Paja, atë të qarkut të Durrësit; Aida Marku, në qarkun e Shkodrës; Mirgita Margjini, në qarkun e Lezhës, Esma Hoxha, në qarkun e Beratit; Ervin Kujtila, në qarkun e Elbasanit; Vullnet Domi, në qarkun e Gjirokastrës; Enkelejda Hoxha, në qarkun e Peshkopisë; Anisa Duka, në qarkun e Vlorës dhe Elona Hasimllari, në qarkun e Korçës.
Në takim e ka marrë fjalën edhe kryetari i PLSHR, zoti Edmond Vlashaj që tha: “Nga e thëna në të bërë nuk gjendet një det i tërë! Por gjendemi ne dhe vetëm ne, Liderët e Shqipërisë së Re. Angazhimi dhe përkushtimi ynë do të jetë maksimal, i pakrahasueshëm dhe i paarritshëm nga ndonjë forçë apo organizatë tjetër politike deri më tani. Kauza jonë është lufta për Drejtësi dhe Zhvillim, përpjekje e cila shoqëron jetën e çdo shqiptari që nga lindja deri në vdekje.

(Në foto: Edmond Vlashaj)
Vokacioni ynë është ndjeshmëria sociale dhe solidariteti me ata që kanë më shumë nevojë, me familjet në nevojë, me njerëzit e thjeshtë, me të rinjtë dhe sipërmarrësit.
Qasja jonë është për një mentalitet të ri për një mënyrë të re të ndërtimit të jetës publike dhe politike në ndershmëri dhe në drejtësi, për një drejtim të ri në një epokë të re, ku njerëzit vendosin vetëm drejt. As Majtas As Djathtas, por vetëm Drejt! Drejt për Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Drejt për Shqipërinë e Re me Drejtësi dhe Zhvillim! Drejt për Shqipërinë e Re plot Solidaritet! Strategjia jonë do të jetë fituese. Kjo strategji do ta shndërrojë çdo Lider dhe Aktivist të Shqipërisë së Re, në një Gjigand ku mblidhen mirësitë, nuri, fati i bardhë, suksesi, reputacioni dhe prestigji më i lartë. As Majtas as Djathtas! Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR”!

(Në foto: Nga takimet)
/Shqiptarja.com