Plumba makinës përpara Gjykatës në Lushnje, 29-vjeçari i shpëton atentatit, identifikohet autori

Plumba makinës përpara Gjykatës në Lushnje, 29-vjeçari i shpëton atentatit, identifikohet autori

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një pasditen e djeshme në qytetin e Lushnjes, pak metra larg ambienteve të Gjykatës. Një 26-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të një automjeti, ku ka tentuar të vrasë një person. 

Policia ka identifikuar personat e përfshirë në konflikt dhe rezulton se S.Xh, 26-vjeç, banues në Lushnje, ka hapur zjarr në drejtim të A.Ç, 29-vjeç, i cili po lëvizte me automjetin e tij tip "Pegueot". Pas ngjarjes, 26-vjeçari është ndihmuar nga një afërm që të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes i cili është arrestuar. Ndërsa në kërkim është shpallur autori i kësaj ngjarje, S.Xh, 26-vjeç.  

Njoftimi i Policisë:

Lushnje
Në datën 24.07.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin S.Xh, 26 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin A.Ç, 29 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip “Peugeot”. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I.Xh, 60 vjeç, banues në Lushnje pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet. Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nenet 76, 22, 278 dhe 301 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!