TIRANË- Një person është plagosur mbrëmjen e ditës së hënë në zonën e Kamzës në kryeqytet. Personi i cili është qëlluar ka marrë plagë të rënda në këmbë nga persona të armatosur, të cilët kanë shtënë nga një automjet.Ndërkohë, i lënduari është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, nga ku bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje duke filluar hetimet për zbardhjen dhe identifikimin e autorit apo autorëve.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)









