Tirane- Nuredin Dumani po dëshmon në GJKKO në kuadër të dosjes “Plumbi I Artë”
Bashkëpunëtori i drejtësisë ka folur para gjykatës grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë e Durrës me Talo Çelën, Ilirjan Feçin, Gentian Sharrën.
Grabitja e kambistit në Kavajë
Në Kavajë, ka qenë nje rast me një kambist. Atje jane organizuar, unë, Ilirjan Feçi, gentjan sharra dhe talo Cela.
Grabitja është bërë me nje audi te vjetër. Feçi kishte një hallë të veten qe kishte shtëpinë afër autostradës. Atë shtëpinë e kishim si bazë, kur bënim grabitje linim automjetet aty. Shkuam një ditë përpara aty, si notmalisht. Kemi shkuar aty afër me AUDI, unë Talo Cela Gentjan Sharra dhe kemi shkuar te kjo shtëpia. E pritëm atë viktimën që do grabisnim, ishte diku 60 vjeç. Ai më pa mu, un isha me kapele dhe maskë. Në atë moment i ra Talo me levë surratit, 2-3 herë dhe ai ra në tokë. Nuk fliste dot, vetëm bërtiste. Kishte një çantë si trajse, unë kisha një thikë në dorë. Unë ja mora çantën dhe ika me vrap. Ishin 20 e ca milionë lekë, se mbaj mend mirë ndoshta më shume. Kaq ishte ngjarja, u larguam.
Grabitja në Vilë Bashtovë
"Ka qenë dhe nje grabitje tjetër ne Vilë Bashtovë. Mora pjesë unë dhe Talo Çela. Hymë të dhoma e dy pleqve. Pamë një kasafortë. E kapem e ngritëm të dy. Kemi ndalu te ura e Rrogozhinës, aty te pazari, pasi morën kasafortën."
Atentati ndaj Filip Gjeloshit
Pyetje nga Behar Dibra; për atentatin ndaj Filip Gjeloshaj: Je në dijeni te ne ngjarjes?
Po. Në 2020 jam njohur me Henrik Hoxhën. Atë e kam njohur përmes Festim Qolit. Festim Qoli është një person i njohur për mua dhe familjen time. Une e njoh vetë Ardjan Uzunin. Në vitin 2012 i kam shitur nje snajper 12.7. Ardjan Uzuni kishte marrë një porosi për të vrarë Filip Gjeloshin. I kishte dhënë 5 mije euro paradhënie Henriku. Ka qenë me nje Fiat Punto.. Personi qe e ka qëlluar nuk ka qenë Henrik Hoxhaj por një person tjetër. Atij i ka ngecur arma.
Vrasja e Ervis Dedjas
Behar Dibra: Xhemali Lici
Nuredin Dumani: Nuk me kujton gjë emri.
Behari: Hamit Haxhiu
Dumani: Vetëm na duhej objektivi ose si perdon fizik. Me emra nuk më kujtohen.
Behari: Astrit AdemiDumani: E kemi grabit këtë personin. Informacionin na e dha Dorjan Shkoza. E kisha parë qe vijte me një C Class gri. Këtë Dorjani e kishte shok. Me tha qe e kam një shok kshu kshu, ta grabisim, ti marrim 100 mijë euro. Për këtë ngjarje isha unë, Talo Cela, “Qimja”…
Ju vunë mbrapa për ta grabitur.Ervis Dedja ishte mik i familjes se Festim Qolit. Kishin shume biznese bashkë, jemi takuar në një kafe rastësisht. Ne 2012 Dedja u vra. Pas vrasjes mora vesh qe e kishte vrare Festim Qoli shoku i vet.
Tensionet në sallë
Seanca është shoqëruar me tensione pasi të akuzuarit nga SPAK I janë kundërvënë bashkëpunëtorit të drejtësisë duke I ndërprerë dëshminë. Kjo detyroi gjykatën të ndërpresë për disa minuta seancën.
I akuzuari Petrit Qoli: Nuredin Dumani është krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur ne 53 vitet e jetës sime
Edhe avokatët në sallë kanë qenë kunder prokurorit të SPAK Behar Dibra:
Po bëhen pyetje sugjestionuese dhe presion ndaj bashkëpunëtorit të drejtesisë
Raportimi nga gazetarja Keti Banushi